Kombëtarja në ndeshjen e sotme

Kombëtarja 'pa busull', djemtë e U-17 munden nga Turqia në kryeqytet

18 Janar 2023, 19:07| Përditesimi: 18 Janar 2023, 19:14

  • Share

Kombëtarja shqiptare U-17 është mundur 0-3 nga moshatarët e Turqisë në sfidën miqësore të zhvilluar pasditen e së mërkurës. Në stadiumin "Air Albania" në praninë e dhjetra tifozëve, djemtë e Ervin Bulkut nuk kanë mundur të dalin në lojën e tyre, edhe pse në fushë ka pasur disa emra të rinj.

Dueli është dominuar nga miqtë, me pjesën e parë që u mbyll në avantazhin e turqve 0-1. Ka qenë Ayhan që shënoi golin e vetëm në 45 minutat e para, teksa duhet përmendur se portieri ynë Dervishi ndali një penallti të miqve.

Edhe pjesa e dytë ka folur për miqtë, teksa Eyliz në minutën e 68 ka dyfishuar. Megjithë ndërrimet e shumta, tanët nuk kanë mundur të shkurtonin shifrat, teksa Turqia gjeti edhe golin e tretë. Kjo miqësore i ka shërbyer trajnerit për të parë nga afër lojtarët e grumbulluar dhe formën e tyre.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?