Futbollistët e kombëtares shqiptare

Kombëtarja pa Manajn e Brojën në nëntor, Sylvinho i detyruar 'ti shtrijë dorën' golave të Muçit e Uzunit! Daku e Çuni pa fat në Rusi

7 Nëntor, 13:53| Përditesimi: 7 Nëntor, 13:58

  • Share

Ernest Muçi nuk po ndalet te Besiktas. Sulmuesi 23-vjeçar, i shumë kritikuar nga tifozët turq, realizoi golin e parë në fitoren 2-0 që ekipi i tij mori në Europa League kundër Malmos. Në shenjë revolte Muçi nuk festoi gjatë, por ky ishte goli i tretë në tre ndeshjet e fundit me Besiktas, që janë një shenjë tejet pozitive për trajnerin e kombëtares Sylvinho. Ky i fundit në të kaluarën e ka aktivizuar shumë pak Muçin, por situata mund të ndryshojë, pasi listës së nëntorit do ti mungojnë jo pak sulmues.

Rey Manaj, i cili ka fituar shumë kredibilitet në ndeshjet e fundit të kuqezinjve, vijon i dëmtuar dhe sipas të gjitha gjasase nuk do të ketë ftesë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Çekisë me 16 nëntor dhe kundër Ukrainës me 19 nëntor. E sigurtë 100% është mungesa e Armando Brojës, i cili të mërkurën u stërvit për herë të parë me Everton, por është shumë larg formës për të marrë minutat dhe do vijojë rikuperimin në Angli.

Nën urdhrat e Sylvinhos, përveç Muçit, në sulm pritet të jetë edhe Mirlind Daku, i cili nuk vjen nga një moment i mirë. Të mërkurën sulmuesi, i cili luajti si zëvendësues në çerekfinalen e Kupës kundër CSKA-së, humbi një penallti në minutën e 89 në ndeshjen që e mbyll 0-0. Më herët, në të njëjtën ndeshje, Marvin Çuni realizoi gol, por që iu anulua me VAR. Shpresat e sulmit për ndeshjet e kombëtares pritet të jenë edhe tek Myrto Uzuni, i cili shpesh nuk ka marrë aq sa ka merituar referuar golave që realizon. Një i tillë ishte edhe fundjavën që lamë pas.

Lajm i mirë për kombëtaren është rikuperimi i Kristjan Asllanit, i cili pas një dëmtimi jo të lehtë u rikthye në fushë të mërkurën me Interin, teksa siguri jep Berat Gjimshiti. Kapiteni ka munguar në 2 grumbullimet e fundit në shtator dhe tetor për shkak dëmtimi, ndërsa pritet të jetë një siguri në mbrojtje. Këtë herë listës pritet ti mungojë Marash Kumbulla, i cili ka pësuar një dëmtim me Espanyol.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?