Kombëtarja, pandemia bllokon Lenjanin dhe Kamberin! Kumbulla për t'u verifikuar

30 Gusht 2020, 14:16| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 14:18

  • Share

Kombëtarja nis të hënën zyrtarisht grumbullimin për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve por në kampin kuqezi problemet nuk mungojnë të ndikuara edhe për shkak të pandëmisë. Për shkak të masave kufizuese si pasojë e COVID-19 Zvicra ka bllokuar dy futbollistë Ermir Lenjani dhe Florian Kamberi të cilët nuk mund të dalin jashtë territorit të vendit dhe FSHF bën me dije se është në kontakt me qeverinë zvicerane dhe UEFA-n në mënyrë që lojtarët t’i bashkohen Kombëtares.

Armando Broja është i pezulluar për ndeshjen e parë me Bjellorusinë dhe i gatshëm për Lituaninë ndërsa Marash Kumbulla do të grumbullohet dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas stafi do të vendosë nëse është apo jo i gatshëm për dy ndeshjet e radhës. Ndërkaq trajneri Edi Reja duke parë situatën kaotike ka grumbulluar pogradecarin Endri Çekiçi/ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?