Ekipi kombetar i futbollit

Kombëtarja shqiptare U-16 fiton me Armeninë dhe kryeson grupin

22 Prill 2018, 22:15| Përditesimi: 22 Prill 2018, 22:16

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-16 ka triumfuar  ndaj Armenisë me rezultatin 2-0,  e luajtur sot në orën 18:00 në stadiumin “Montecchio Stadium” San Marino, e vlefshme për turneun “UEFA Development U-16”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e dytë në këtë turne, duke gjetur golin e parë me anë të Sulovarit në ’28 dhe dyfishimi i rezultatit ka ardhur në minutën e 78 nga Kotrri, duke vulosur kështu fitoren dhe një ecuri pozitive në këtë organizim të UEFA-s.

Formacioni që luajti ishte: Shehu, Zaimi, Smajlaj, Papa, Sulovari, Stafa, Molla, Kuqi, Llapi, Gjini, Cahani.

Ndeshja e rradhës është ajo ndaj San Marinos në datë 24 prill ora 11:00 po në stadiumin ku luajtëm sot.

Ndeshjet që kemi luajtur:
Shqipëria U-16 1-1 Italia U-16 (4-3) me penallti
Shqipëria U-16 2-0 Armenia U-16

Renditja:
Shqipëria        5 pikë
Italia               4 pikë
San Marino     2 pikë
Armenia          1 pikë

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?