Ndeshja miqesore qe u zhvillua sot në stadiumin “Elbasan Arena”

Kombëtarja shqiptare U-19 mposht Kosovën U-19 në Elbasan

24 Maj 2018, 20:12| Përditesimi: 24 Maj 2018, 20:14

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-19, e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani, ka fituar ndeshjen miqësore që luajti ndaj përfaqësueses së Kosovës U-19, me rezultatin 2-1. Kjo përballje u zhvillua në kuadrin e dy ndeshjeve miqësore të planifikuara nga sektori i ekipeve kombëtare në FSHF.

Ndeshja e ditës së sotme u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” ora 17:00 dhe do të pasohet nga ndeshja e dytë, e cila do të zhvillohet në datën 26 maj, ora 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër.

Shqipëria ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 21-të me anë të sulmuesit Patrik Pasha dhe për ekipin përfaqësues të Kosovës ka barazuar nga pika e bardhë e penalltise Gentrit Limani, në minutën e 41-të.

Me këtë rezultat 1-1 është mbyllur pjesa e parë e takimit. Në pjesën e dytë ka vijuar nje lojë e ekuilibruar midis dy skuadrave përfaqësuese, ku  në momente të caktuara Shqipëria ka qenë më e qartë në lojën e saj sulmuese ku dhe  ka gjetur golin sërish me anë të sulmuesit Pasha.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?