Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në kuadër të dy ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve (Nations League) kundër Bjellorusisë me 4 shtator dhe Lituanisë me 7 shtator.
Trajneri Edoardo Reja zhvilloi një seancë të plotë me të gjithë grupin e lojtarëve të ftuar për këto dy sfida në kompleksin “Tropikal” në Durrës dhe pa për herë të parë nga afër gjendjen e tyre pas një periudhë të gjatë ndërprerje të shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Është konfirmuar gjithashtu edhe mungesa e Marash Kumbullës për këto ndeshje për shkak të një dëmtimi.
Mbrojtësi është larguar nga grumbullimi pas marrjes së rezultateve mjekësore. Programi stërvitor i Kombëtares do të vijojë normalisht.