Kombëtarja shqiptare e futbollit për herë të parë në histori siguroi vendin e parë në një fazë kualifikuese dhe kjo ndodhi për Euro 2024. Të besuarit e Sylvinhos u renditën me 15 pikë në krye të grupit E, duke lënë pas Çekinë, Poloninë, Moldavinë dhe Ishujf Faroe.
Tanimë kuqezinjtë e kanë mendjen në datën 2 dhjetor kur në Gjermani do hidhet shorti për fazën finale të Europianit 2024, që zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrikun e viti që vjen.
Tanimë është mësuar edhe shumica e skuadrave që do jenë pjesë e turneut, si edhe ndarjet në vazo. Të ndodhur në vazon 2, kuqezinjtë nuk mund të kenë asnjë rival nga kjo vazo.
Ndërkohë e pashmangshme është një përballje me big-ët e Europës, siç janë: Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika apo Anglia që janë në vazon 1. Ndërkohë në vazon tre janë skuadra si Holanda, Skocia apo Kroacia, emra që mund të jenë përballë kuqezinjve.
Ndërkohë në vazon 4 janë skuadra si Zvicra, Italia apo edhe Serbia. Pritet që tre emrat e mbetur të mësohen nga play-off i Ligës së Kombeve. Fakt është se Shqipëria në finalet e Euro 2024 rrezikon short "ferri".
Ndarja e vazove: