Kristjan Asllani

Sport

Kombëtarja sjell pasoja, Interi lë jashtë Kristjan Asllanin

19 Tetor 2024, 15:32| Përditesimi: 19 Tetor 2024, 15:33

  • Share

Kristjan Asllani dhe Piotr Zielinski janë jashtë skuadrës së Interit për t'u përballur me Romën, kështu që Inzaghi ka marrë talentin e ekipit të të rinjve Thomas Berenbruch.

Mesfushori shqiptar është lënë jashtë nga trajneri Simone Inzaghi, pas problemeve të shfaqura në stërvitjen e së premtes. Mediat pranë klubit zikaltër flasin për një dëmtim në gju, i cili duket i lehtë momentalisht, por tek Interi nuk donin ta rrezikonin. Asllani vinte nga supergoli që i dha fitoren 0-1 Shqipërisë në Tbilisi.

Lajmi i mirë për trajnerin Simone Inzaghi është rikthimi i Nicolò Barella, i cili u detyrua të tërhiqej nga detyra ndërkombëtare për Italinë në Ligën e Kombeve për një problem muskulor.

Interi luan të diel në udhëtim me Romën në orën 20:45, me sfidën që vlen për javën e tetë në Serie A.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?