Altin Rraklli, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare që jeton në Gjermani, ndan të njëjtin mendim me trajnerin Reja se në tre ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit kundër Andorës, Anglisë dhe San Marinos duhet të 7 pikë në rast se duam të kualifikohemi. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv ai shprehet:
“Unë mendoj se nëse kemi objektivin për kualifikim duhet të marrim 7 pikë në tre ndeshjet e para. Pra me Andorën dhe San Marinon duhet ti fitojmë me patjetër dhe kundër Anglisë nuk duhet të humbasim.”
Sipas Rraklllit kualifikimi në Botëror varet shumë nga rezultatet që kuqzinjtë do të marrin ndaj kundërshtarëve direkt.
“Kualifikimi në këtë edicion varet shumë me kundërshtarët direktë. Me Anglina, Polonia dhe Hungaria. Ndeshjet direkte me këto skuadra do ta ndajnë nëse dio kualifikohemi ajo. Anglia është absolute dhe mendoj se është e parë në këtë grup.”
Ndeshja e parë e kuqezinjve është të enjtën në orën 20.45 kundër Andorës, një kundërshtar që sipas Rrakllit i ka hapur shumë probleme kombëtares kur ai ende lunate futboll.
“Para shumë vitesh kur unë luaja me kombëtaren kemi zhvilluar një ndeshje miqësore me Andorën. Unë e kujtoj mirë si një nga ndeshjet më të çuditshme që kam lozur pavarësisht se ishte një ndeshje miqësore. Aty u mblodhën shumë faktorë që e humbëm atë ndeshje. Faktori kryesor ishte arbitri, i cili ka patur gjykimin më të egër ndaj kombëtares sonë edhe pse arsyen nuk e di. Përsa i përket shkarkimit të Demollarit pas dneshjes mora vesht se si të humbnim apo të fitonim ai do shkarkohej. Kisha ardhur presidenti i ri (Duka) dhe ai kishte afeksion ndaj italianëve,”-u shpreh ish-futbollisti.
Përsa i përket rrëzimit të kërkesës së FSHF nga Komiteti i Ekspertëve për të patur tifozë në stadiume Rraklli shprehet:
“Refuzimi për tifozët në stadium ndoshta ka qenë pak i nxituar nga autoritet, për shkak se ditët e fundit kemi parë ndeshje me pak prani të dashamirësve të futbollit. Nga pikëpamje humane patjetër që jetët e njerzëve janë më të rëndësishme se sa një ndeshje futbolli, por duke parë rëndësinë e kësaj ndeshje mund të kishte një zgjidhje alternative,"-tha ai.