Kombëtarja ‘tërbon’ Cikalleshin, kavajasi i jep fitoren Konyasporit në elitën e Turqisë dhe i dërgon ‘sms’ Sylvinhos

2 Shtator 2023, 22:27| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 22:28

  • Share

Konyaspor fitoi këtë të shtunë 0-1 kundër Basaksehir në transfertë, sfidë që vlente për javën e katërt në Superligën e futbollit në Turqi. Ndeshja për miqtë u vendos nga goli i Sokol Cikalleshit në minutën e 53 të ndeshjes. Kavajasi ishte vendimtar për të tijtë, duke i dhuruar tri pikë me vlerë Konyas, në një ndeshje të luftuar.

Sulmuesi i Kombëtares mori një pasim të bukur nga Guilherme, teksa e ndali sferën në rrjetë për golin me vlerën e tri pikëve. Ky ishte realizimi i tretë në katër ndeshje për sulmuesin, që duket në formë.

Përpara ndeshjeve të kuqezinjve të Sylvinhos me Çekinë dhe Poloninë të vlefshme për kualifikueset e grupit E në Euro 2024, Cikalleshi ka ‘përshëndetur’ me gol trajnerin e Kombëtares, duke kërkuar një fanellë titullari.

Kujtojmë se si Cikalleshi, Muçi, Seferi, Asani, Uzuni, Daku dhe Muja janë në formë të mirë, duke ndezur shpresat se golat nuk do mungojnë në dy ndeshjet deçizive të Europianit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?