Mirlind Daku me fanellën e Rubin Kazan

Sport

Kombëtarja 'tërbon' sulmuesit, Mirlind Daku shënon golin e tretë në Rusi (VIDEO)

12 Nëntor 2023, 21:55
  • Share

Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku ka shënuar golin e tretë më fanellën e Rubin Kazan në Rusi. Për javën e 15-të të kampionatit, Rubin Kazan fitoi 0-2 në transfertë kundër Sochi.

Ndeshja u hap në minutën e 39 nga Bezrukov, ndërsa Daku shënoi golin e qetësisë në të 66 minutë. Një aksion i bukur bëri që Daku të shkarkonte të djathtën, për ta ndalur në rrjetë.

Ky ishte goli i tretë i Dakut në Rusi, teksa më herët i ka shënuar Lokomotivës dhe Dinamos së Moskës. Vetëm pak orë nga ftesa e Sylvinhos për në Kombëtare, Daku ka gjetur rrugën e rrjetës.

Kujtojmë se Kombëtarja luan dy ndeshje kyçe më 17 (Moldavi - Shqipëri) dhe 20 nëntor (Shqipëri - Ishujt Faroe) për Euro 2024.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?