Kombëtarja U-17 e futbollit

Sport

Kombëtarja U-17/ Konfirmohen dy miqësore me Italinë në udhëtim

28 Korrik, 11:02| Përditesimi: 28 Korrik, 11:03

  • Share

Kombëtarja U-17 do të luajë dy ndeshje miqësore me Italinë. Kuqezinjtë do të përballen më 12 dhe 14 gusht me të kaltrit në qendrën sportive “Coverciano” në Itali.

Këto dy miqësore ndaj Italisë do të jenë edhe provat e para për trajnerin e ri të Kombëtares U-17, Fatjon Tafaj, i cili do të testojë grupin e lojtarëve të grumbulluar.

Takimi i parë Itali U-17 - Shqipëri U-17 do të luhet më 12 gusht në orën 18:00, ndërsa ndeshja e dytë më 14 gusht në orën 11:00. Këto takime miqësore do të shërbejnë si përgatitje për kualifikueset e raundit të parë të Kampionatit Europian “Estonia 2026”.

Shqipëria ndodhet në Grupin 8, së bashku me Kroacinë, Holandën dhe Kazakistanin. Të gjitha ndeshjet e këtij mini-turneu do të luhen në Kroaci, në datat 11, 14 dhe 17 nëntor 2025.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?