Kombëtarja U-17

Kombëtarja U-17/ Polonia 'merr hak', mposht Shqipërinë 0-4 në Tiranë

18 Nëntor, 13:35| Përditesimi: 18 Nëntor, 13:37

  • Share

TIRANË - Shqipëria U-17 luajti sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Polonisë. Takimi i zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” u mbyll me fitoren e polakëve me rezultatin 0-4.

Trajnerit Andrea Tedesco e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Polonisë: Raffaele Huli (GK), Darli Kurti, Kris Gecaj (C), Andreas Llana, Lucas Cekrezi, Fabjano Nuhaj, Rikardo Sheji, Evangelos Gjoka, Gabriel Kulla, Arman Durmisi, Dajan Durmisi.

Golat u shënuan në pjesën e dytë. Polonia zhbllokoi rezultatin me Jakub Kaczowka në të 55-ën. Polakët shënuan të dytin me Eryk Sledzinski, ndërsa golin e tretë e realizoi Jakub Falkiewicz. Në fundin e takimit shënoi sërish Eryk Sledzinski.

Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U17 dhe Polonisë U17. Takimin e parë e fitoi Shqipëria me rezultatin 3-2.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?