Momente nga ndeshja

Kombëtarja U-17 tjetër barazim pa gola kundër Bosnjës dhe Hercegovinës

17 Shkurt 2023, 15:52
  • Share

Kombëtarja shqiptare U-17 zhvilloi sot miqësoren e dytë me Bosnje-Hercegovinën U-17, që u zhvillua në stadiumin kombëtar “Air Albania”, teksa skuadrat u ndanë në barazimin 0-0.

Në minutën e 21-të Mateo Dashi pati në këmbët e tij një mundësi të mirë pas një këndoreje, por gaboi në momentin e fundit me gjuajtjen e tij që përfundoi jashtë.

Në pjesën e dytë trajneri Ervin Bulku bëri disa zëvendësime duke hedhur në fushë Devi Duron, Endi Halilin, Egert Selmanin dhe Federik Toskun, ndërsa edhe Bosnja freskon forcat.

Në minutën e 63-të Bosnja mbeti me 10 lojtarë pasi Marcetic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj portierit Dervishi.

Kombëtarja U-17 mbylli kështu përgatitjet e radhës që po kryhen para ndeshjeve të fazës Elite Round të Kampionatit Europian 2023. Shqipëria është shortuar në Elite Round në grupin 8 së bashku me Francën, Zvicrën dhe Letoninë dhe të gjitha ndeshjet e kësaj faze do të luhen në vendin tonë në muajin mars.

Shqipëri U17 – Bosnje-Hercegovinë U-17              0-0

Shqipëria U-17: Amarildo Dervishi, Ergi Bastari (Ergi Çela 70’), Adi Kurti, Ernesto Bakiu, Alion Damini (Ivan Ivanaj 89’), Mateo Dashi (Endi Halili 52’), Oresti Kule (Selmani 46’), Dean Vranici (Devi Duro 52’), Glenis Belloj (Enio Karepi 70’), Ersi Bode (Frederik Tosku 60’), Flavio Sulejmani.

Trajner: Ervin Bulku

Bosnje-Hercegovina U17: Mladen Jurkas, Jusuf Terzić, Nidal Čelik, Faruk Bezdrob (Stefan Marčetić 46’), Anes Špago (Dženan Šabić 60’), Aleksa Popović (Roko Šilić 60’), Haris Jogunović (Sergej Popović 74’), Vuk Ćorić (Adriano Rizvić 46’), Ajdin Beganović (David Karačić 74’), Andrej Vlaisavljević, Vedad Garčević.

Trajner: Admir Raščić

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?