Shqipëria U-19 i ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme kualifikueset për Europianin 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga Julian Ahmataj u mposhtën me rezultatin e thellë 6-0 nga Izraeli, në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”.
Ekipi mik shënoi falë Zoabi (4'), Hazan (18', 55'), Khalaili (28'), Oli (52') dhe Magor (75') ndërsa formacioni i Ahmatajt nuk arriti që të dilte në asnjë moment në lojën e vet.
Shqipëria U-19 është pjesë e grupit 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut.
Ndeshjet kualifikuese luhen në Shqipëri, ndërsa ndeshja e radhës për kuqezinjtë e Ahamtajt është ndaj Danimarkës më 16 nëntor dhe më pas me Irlandën e Veriut më 19 nëntor.
Po dje u zhvillua edhe ndeshja tjetër e grupit mes Irlandës së Veriut dhe Danimarkës. Në stadiumin “Niko Dovana” triumfuan danezët me rezultatin 4-0.
Raundi i parë i kualifikueseve të Europianit 2025 për moshën U-19
Irlandë e Veriut – Danimarkë 0-4
Izrael – Shqipëri 6-0
Izrael – Irlandë e Veriut, 16 nëntor, ora 12:00, “Niko Dovana”
Danimarkë – Shqipëri, 16 nëntor, ora 14:00, “Elbasan Arena”
Shqipëri– Irlandë e Veriut, 19 nëntor, ora 15:00, “Elbasan Arena”
Danimarkë– Izrael, 19 nëntor, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”
Keto ekipet e moshave jane pazar per te nxjerr ne vitrine lojtarin qe ka babin me te forte dhe te pasur. Pastaj si trajnere vendosin ca deshtake qe s'kane qellim te ngrene futbollin, po te bejne biznes me vendin e titullarit per futbollistet e rinj. Turp te rrihesh 6-0 ne Shqiperi nga Izraeli. Ne fusha dhe me ekipe te tjera ky rezultat me siguri do jete dyshifror.
Përgjigju