Kombëtarja U-19

Sport

Kombëtarja U-19/ Miqësoret kundër Italisë, Ahmataj zbardh listën! Pjesë edhe futbollistët e Interit e Lazios

1 Gusht, 12:41| Përditesimi: 1 Gusht, 12:44

  • Share

Shqipëria U-19 nis nesër përgatitjet për dy miqësore luksi ndaj Italisë U-19. Trajneri Julian Ahmataj ka grumbulluar 22 futbollistë të datëlindjeve 2007-2008, të cilët kanë qenë pjesë e vazhdueshme e përfaqësueses gjatë këtij viti, duke marrë pjesë në ndeshje miqësore dhe grumbullime të ndryshme. Bie në sy se janë ftuar emra që luajnë me Interin, Lazion, Veronën apo Genoan.

Kuqezinjtë do të nisin menjëherë përgatitjet në qendrën stërvitore të 'Coverciano-s', ndërsa ndeshja e parë ndaj Italisë do të zhvillohet më 5 gusht, në orën 18:00. Miqësorja e dytë do të luhet më 7 gusht, në orën 11:00.

Këto dy takime janë një shans i mirë për stafin teknik dhe lojtarët, në kuadër të përgatitjeve për raundin e parë kualifikues të Kampionatit Europian U-19. Shqipëria do të jetë vendi organizator i grupit 5, ku do të përballet me Ukrainën, Malin e Zi dhe Sllovakinë në muajin nëntor.

Lista e futbollistëve të ftuar

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?