Kombëtarja U-21

Sport

Kombëtarja U-21/ Largohen Kote dhe Tresa për arsye dëmtimi, ftohet Renaldo Torraj

18 Mars, 09:44| Përditesimi: 18 Mars, 09:48

  • Share

Kombëtarja U-21 ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Greqisë dhe Luksemburgut.

Lista e lojtarëve ka pësuar ndryshim, pasi janë larguar nga grumbullimi Gjergji Kote dhe Ledjo Tresa për arsye dëmtimi.

Trajneri Alban Bushi ka vendosur që të ftojë Renaldo Torrajn e Teutës, i cili do të bashkohet sot me Kombëtaren.

Shqipëria U-21 do të vazhdojë normalisht përgatitjet për dy ndeshjet në transfertë. Më 21 mars, Kombëtarja U-21 do të përballet me Greqinë në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00, ndërsa më 25 mars do të luajë kundër Luksemburgut në stadiumin “Georges Woehlfart”, në orën 18:30.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?