Trajneri i Kombëtares U-21 Alban Bushi

Kombëtarja U-21 mbylli kualifikueset në vendin e 4, Bushi: S'ishte objektiv kualifikimi, akademitë shqiptare punojnë dobët

21 Tetor, 15:07| Përditesimi: 21 Tetor, 15:11

  • Share

Kombëtarja e 21-vjeçarëve pak ditë më parë mbylli fushatën kualifikuese të Evropianit 2025, duke u renditur e 4 në grup. Edhe pse dëshirë ishte kualifikimi, trajneri Alban Bushi, pohon se kuqezinjtë e vegjël nuk e kishin këtë objektiv.

“Ishte edicion emocionues dhe ka pasur shumë surpriza. Kundërshtarët ishin shumë të fortë,”-u shpreh Alban Bushi, trajner i kombëtares U-21.

Bushi evidentoi që shpesheherë kombëtarja shpresa ishte e cunguar në përbërje për shkak të lojtarëve që shkonin në ekipin A, por edhe të tjerëve të cilët u pezulluan me kartonë.

“Vazhdimësia vjen nga grupi i lojtarëve që ti ke. Nuk është s’e kemi pasur një grup të gjerë lojtarësh cilësorë. Kemi patur pak lojtarë cilësorë dhe pjesa tjetër ka qenë mbushëse e ekipit,”-tha Alban Bushi, trajner i kombëtares U-21.

Për Bushin fakti që shumica dërrmuesve e lojtarëve vijnë nga jashtë kufinjve është një tjetër problem thelbësor.

“Presim të rritet edhe kampionati shqiptar, i cili lë për të dëshiruar, sidomos përsa i përket akademive. Akademia është një burim financiar dhe e mban ekipin në nivel të lartë. Se di pse nuk punojnë siç duhet me akademitë, me trajnerë të mirë. Nuk do e kuptoj kurrë, pasi janë ekipe shumë të mëdha, me shumë emër në Shqipëri dhe akademitë lënë për të dëshiruar,”-deklaroi Alban Bushi, trajner i kombëtares U-21.

Bushi është trajner i kombëtares shpresa prej 8 vitesh, i emëruar për herë të parë në dhjetor të 2016, ndërsa në fund të këtij viti i përfundon kontrata. Megjithatë ai pritet të vijojë si trajner i përfaqësues së 21-vjeçarëve.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?