Kombëtarja U-21, foto ilustruese

Kombëtarja U-21 nuk jep 'Shpresë', Moldavia na barazon 1-1 në Vorë

15 Nëntor, 16:01| Përditesimi: 15 Nëntor, 16:07

  • Share

VORË, Tiranë - Kombëtarja U-21 e futbollit, drejtuar nga trajneri Alban Bushi, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në miqësoren e zhvilluar këtë të premte kundër kolegëve të Moldavisë në stadiumin e Vorës.

Shpresat kuqezi e mbyllën pjesën e parë në avantazhin minimal 1-0, kjo pas golit të shënuar në minutën e 10-të nga sulmuesi i Skënderbeut Ermir Rashica. Me tanët që nuk po gjenin golin e qetësisë paçka disa rasteve, ishin miqtë që gjetën barazimin me Costin Vladislav në minutën e 80-të.

Në këtë takim debutuan plot 15 lojtarë për Shqipërinë U-21. Alban Bushi luajti kështu me një pjesë të madhe nga lojtarët që nuk ishin aktivizuar më parë nga Shpresat. Maldini Kacurri, Gjergji Kote, Besar Gudjufi, Erjon Alij, Amin Tahiri, Mateo Çipi, Ledjo Tresa dhe portieri Anxhelo Sina debutuan nga minuta e parë. Dario Daka, Dion Ajvazi, Kevin Dodaj, Arlind Kurti, Elmedin Rama, Gent Elezaj dhe Endri Ismaili u aktivizuan si debutues në pjesën e dytë.

Më 18 nëntor Shpresat do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë kundër Moldavisë, po në orën 14:00 në Vorë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?