Kombëtarja U-21

Sport

Kombëtarja U-21 miqësore me Greqinë në mars

25 Shkurt, 11:17| Përditesimi: 25 Shkurt, 11:26

  • Share

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë një ndeshje miqësore me Greqinë U-21 në muajin mars.

FSHF ka arritur marrëveshjen me Federatën Greke të Futbollit dhe ndeshja do të luhet më 21 mars, në “Serres Municipal Stadium”, në orën 16:00.

Gjithashtu, më 25 mars, Shqipëria U-21 do të përballet në një tjetër takim miqësor me Luksemburgun U-21, në stadiumin “Stade Georges Wohlfart”, në orën 18:30.

Dy ndeshje miqësore shumë të rëndësishme për Kombëtaren U-21, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi, për të vëzhguar dhe testuar grupin që do të ketë në dispozicion.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?