Sport

Kombëtarja udhëton në San Marino, kundërshatri i vendit të fundit në FIFA! Reja me disa mungesa, Bajrami sërish në pikëpyetje (VIDEO)

29 Mars 2021, 14:09| Përditesimi: 29 Mars 2021, 14:58

  • Share

Kombëtarja shqiptare është nisur sot në orën 13:30 drejt San Marinos për ndeshjen e tretë kualifikuese të Botërorit në grupin I. Pas fitores me Andorën dhe humbjes një ditë më parë me Anglinë kjo do jetë ndeshja e tretë për kuqezinjtë në harkun kohor të 9 ditëve.

San Marino, kundërshtari me të cilin do përballemi të mërkurën në orën 20:45, është rivali më i dobët në grupin tonë. Ky vend renditet i fundit në FIFA, në pozicionin e 210, ndërsa kombëtarja kuqezi është e 66-ta.

Në të kaluarën Shqipëria nuk është përballur asnjëherë me San Marino-n, por duke parë të dhënat e kësaj përfaqësuesje 3 pikët nuk duhet të diskutohen. Përsa i përket kësaj sfide UEFA ka përzgjedhur një katërshe arbitrash nga Norvegjia me krysor Kai Erik Steen.

Ndërkohë përveç ndeshjes së parë grupi i lojtarëve për Edy Reja-n nuk do jetë sërish i plotë. Përveç Kumbullës që dje është rikthyer në Romë rrezikon edhe Odise Roshi, që kundër Anglisë nuk ishte në gjendje të luante. Gjithashtu në pikëpyetje është për herë të tretë Nedim Bajrami, mesfushori që nuk po merr dot lejen nga FIFA.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?