Kombëtarja vijon grumbullimin, Muçi s’fal: Mos ta lëshojmë vendin e parë! Qazim Laçi: Jemi me këmbë në tokë

15 Tetor 2023, 12:54| Përditesimi: 15 Tetor 2023, 13:33

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon grumbullimin për ndeshjen kundër Bullgarisë, duel miqësor ky që luhet të martë në 18:00 në “Air Albania”. Pas fitores 3:0 ndaj Çekisë po në Tiranë, e vlefshme për grupin E të Euro 2024, Sylvinho e la dje pushim ekipin.

Këtë të diel lojtarët iu rikthyen fushës, teksa për mediat folën Ernest Mucci dhe Qazim Lacci. Dyshja është me këmbë në tokë, teksa Muçi kërkon që mos lëshojnë vendin e parë në grup, duke shprehur edhe vlerësimin për trajnerin brazilian Sylvinho.

“Kush është elementin që i jep sukses kësaj skuadre?

Të gjithë çunat kanë grintën e duhur për  të shkuar në europian. Jemi shumë të lumtur që morëm një fitore të madhe me Çekinë. Do të fokusohemi shumë te dy sfidat e mbetura për të përfunduar në vendin e parë në grup.

Çfarë duhet të bësh që të marrësh më shumë minuta?

Normal që jam shumë i lumtur që tifozët më duan dhe më suportojnë. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre dhe që trajneri më beson minuta në fushë.

Ofertat? Jam akoma në gjysmën e dytë ta kampionatit dhe nuk e dijë nëse ekziston mundësia. Mua s’më mbetet gjë tjetër veçse të bëj maksimumin.

Bullgaria? Nuk e shikojmë si ndeshje miqësore, e shikojmë si një ndeshje që është official. Shpresoj që të luajmë sa më mirë dhe të paraqitemi sa më mirë përballë tifozëve tanë. Do jetë një ndeshje që do luftojmë shumë dhe duam ta fitojmë.

Kombëtare me moshë të re? Kemi një harmoni shumë të mirë mes lojtarëve të rinj dhe atyre me eksperiencë. Unë ndihen mirë në këtë ekip.

Takimi me Sylvinhon? Përveç kompilementave kemi folur edhe për rmundësinë se si të rritem. Sylvinho na suporton shumë që të rritemi dhe të bëjmë më mirë.

Si të duket që ke fituar dashurinë e tifozëve të Legias? Unë jam shumë i lumtur që më mbështetin dhe jam shumë krenar që unë po bëj emër atje.

A keni marrë mesazhe nga ekipet tuaja? Te ekipi im që fituam me Çekinë dhe shumë lojtarë më kanë uruar shokët “Faleminderit që fituat.

Tifozët? Ju kërkojmë që të jenë sa më të shumtë në numër, pasi janë lojtari i 12-të për ne. Duam një atmosferë elektrizuese.

Golat nga distanca? A flisni me Asanin që të shënoni edhe ju gola nga distanca?  shpresoj që një ditë të shënoj edhe unë gola si Asani. Bisedojmë, jam shumë i lumtur për të. Është një lojtar fantastik dhe e meriton”, tha Muçi.

Pas Muçit, për mediet foli edhe Qazim Laçi. Mesfushori tha se grupi është me këmbë në tokë.

-Si është situata në skuadër tashmë që jemi më afër Euro 2024?

Patjetër jemi pak të çliruar pasi ishte një ndeshje e vështirë për të marrë 3 pikët, sepse krijuam diferencë me Poloninë dhe Çekinë. Por ne jemi me këmbë në tokë pasi kemi dhe dy ndeshje të tjera. Objektivi i parë ishte kualifikimi në Europian, kurse tashmë është vendi i parë. Për atë po luftojmë.

-A do e shfrytëzosh këtë rast për t’i treguar më shumë Sylvinhos?

Sylvinho i njeh vlerat e të gjithë lojtarëve, prandaj jemi 25 lojtarë. Është ndeshje miqësore apo kualifikuese, trajneri ka besim tek të gjithë. E vërtetë që nuk kam minuta me Kombëtaren, por ne do ta marrim seriozisht këtë ndeshje.

-Shokët tek Sparta e Pragës?

Nuk ishin aspak të kënaqur edhe mua më vinte keq, por shpresoj të kualifikohen dhe ata.

-Cili është ndryshimi mes Sylvinhos dhe Rejas që po bën diferencën?

Si brenda dhe jashtë fushës kemi pozitivitet me njëri-tjetrin dhe po e ndihmojmë njëri tjetrin. Do luftojmë për t’i fituar të gjitha ndeshjet.

-Sa je i kënaqur me paraqitjet e tua? Rezultatet e bashkojnë grupin apo keni gjetur harmoni me trajnerin?

Niveli i ekipit Kombëtar është ngritur tashmë. Të gjithë lojtarët luajnë në kampionatet më të mira në botë. Ata japin gjithçka për të zënë një vend, por duhet të luajnë vetëm 11 lojtarë. Tashmë kemi një shans të madh të arrijmë kualifikimin në europian.

-Thirrje për tifozët në ndeshjen me Bullgarinë?

Nga dita e parë në ndeshjen me Poloninë që humbëm i kemi bërë gjithmonë thirrje tifozëve. Ndihem mirë kur shikon stadiumin plot, pasi kjo thotë që kemi besimin e tifozëve. Shpresoj t’i kemi në çdo ndeshje tifozët”, tha Laçi.

Në grupin E kualifikues për Euro 2024, Shqipëria mban vendin e parë me 13 pikë, duke lënë pas Poloninë me 9, Çekinë dhe Moldavinë me tetë pikë dhe Ishujt Faroe me një pikë. Me një këmbë në Euro 2024, tanimë Europiani është i prenotuar.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?