Kombëtarja në stërvitje, 3 qershor

Sport

Formacioni/ Kombëtarja zhvillon seancën e dytë para Serbisë, Manaj nuk stërvitet me grupin! Balotazh për katër emra (VIDEO)

4 Qershor, 09:21| Përditesimi: 4 Qershor, 12:29

  • Share

TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar dje pasdite (3 qershor) seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë, të cilat luhen më 7 (Tiranë) dhe 10 qershor.

Të gjithë lojtarët i janë bashkuar ekipit në grumbullim. Në stërvitjen e fundit nuk mori pjesë vetëm Rey Manaj, i cili po kalon një gjendje gripale dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i Kombëtares.

Stafi teknik i drejtuar nga trajneri Sylvinho zhvilloi stërvitje tekniko-taktike me lojtarët. Ditën e sotme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e radhës pasdite (17:00), e cila do të jetë e hapur për mediat në 15 minutat e para.

Trajneri Sylvinho duket se e ka krijuar një ide sesi do përballojë ekipin serb, që veç cilësive teknike kanë armë të fortë edhe anën fizike dhe centimetrat në fushë. Balotazh në mbrojtje si edhe në sulm.

Në histori dy skuadrat janë përballur shtatë herë. Nëse heqim fitoren 0-3 në tavolinë të Shqipërisë (14 tetor 2014), Serbia na ka mposhtur pesë herë dhe skuadrat në një rast janë ndarë në barazim. Katër gola ka shënuar ekipi ynë, kundrejt 15 të pësuarve. Duket se ka ardhur koha që Shqipëria të fitojë në fushë kundër Serbisë.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu (Hysaj), Kumbulla (Ismajli), Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Bajrami, Broja, Manaj Trajner: Sylvinho

Ora 09:33
Konkurrencë në mbrojtje dhe sulm për katër vende, si luan Kombëtarja kundër Serbisë

Emocionet kanë nisur dhe Kombëtarja ndodhet sot (e mërkurë 4 qershor) në ditën e tretë të përgatitjeve për sfidën kundër Serbisë, e cila do të luhet më 7 qershor në orën 20:45 në "Arenën Kombëtare" dhe vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Për sfidën e Tiranës trajneri Sylvinho ka disa dilema, mes tyre edhe sulmin. Nëse në një projeksion të mundshëm në sulm janë Bajrami, Broja dhe Manaj, për një vend titullari deri në fund do garojnë edhe Daku, Asani apo Uzuni. Këtë dilemë e përforcon edhe fakti se Manaj vuan nga një gjendje gripale.

Dilemë edhe në prapavijë, me Balliu dhe Hysajn që do kërkojnë një pozicion në fashën e djathtë të mbrojtjes; apo edhe Kumbulla e Ismajli në qendër. Sylvinho pritet të luajë me skemën 4-3-3.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu (Hysaj), Kumbulla (Ismajli), Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Bajrami, Broja, Manaj Trajner: Sylvinho

Renditja në Grupin K
S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?