Kombëtarja në stërvitje

Sport

VIDEO/ Kombëtarja zhvillon seancën e tretë, Manaj stërvitet veçmas grupit! Sylvinho projekton Ajetin titullar

5 Qershor, 08:58| Përditesimi: 5 Qershor, 13:48

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë presin në Tiranë skuadrën e Serbisë më 7 qershor, ndërsa tre ditë më vonë përballemi kundër Letonisë në udhëtim.

Ekipi i drejtuar nga Sylvinho u stërvit pasditen e djeshme në “Shtëpinë e Futbollit”, me trajnerin i cili pati në dispozicion të gjithë grupin, përveç sulmuesit Rey Manaj, i cili kaloi një gjendje gripale dhe u stërvit veçmas në palestër.

Kombëtarja punoi në aspektin taktik, duke organizuar edhe një lojë brenda grupit. Për të shmangur që plani i tij të kuptohej, trajneri i përzieu skuadrat. Ajo që binte në sy ishte se përkrah Gjimshitit në qendër të mbrojtjes ishte Ajeti. Ndërkohë në sulm, Broja, Bajrami dhe Uzuni luanin në të njëjtën skuadër.

Ditën e sotme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e radhës, e cila do të jetë e hapur për mediat në 15 minutat e para.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu (Hysaj), Ajeti (Ismajli, Kumbulla), Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi (Bajrami); Hoxha, Asani, Broja Trajner: Sylvinho

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?