Salla VIP e aeroportit "Nënë Tereza"

Kombinimi i detajeve tradicionale dhe moderne, Rama publikon pamje nga salla e re VIP në aeroportin ‘Nënë Tereza’

3 Prill 2022, 13:51| Përditesimi: 3 Prill 2022, 13:53

  • Share

Me një kombinim të detajeve tradicionale shqiptare dhe moderne është rikonstruktuar hapësira e sallës VIP për udhëtarët e Aeroportit “Nënë Tereza”.

Lajmin dhe pamjet e ambientit i ka publikuar kryeministri Edi Rama i cili tha edhe se po kërkohen vajza dhe djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lekë të reja e lart.
Ai shtoi se aeroporti është kthyer në një kantier ndërtimi, ndërsa po përgatitet për një numër rekord turistësh në sezoni që po afron.

“Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin "Nënë Tereza" është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart, ndërkohë që aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi, përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron”, shkruan kryeministri nw Facebook.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meri: 04/04/2022 07:23

    Punojne fukarnjet, dhe hane barkmdhenjet:

    Përgjigju
  • Vali: 04/04/2022 07:10

    Po pse su ha nje mortje o pocaqi zyrtare dhe mut burra. Dhoma vip thote nje dava katunar qe su be qytetar e su be.

    Përgjigju
  • Iris: 04/04/2022 02:17

    Salla ka disa gjera te bukura,por ka dhe disa ekzagjerime e teprime.Me pelqejne <<stalagtitet>> qe varen nga tavani,me pelqejne kolltuket e bardhe,megjithese eshte e veshtire t'i mbash te paster pasi kalon nje fare kohe,me pelqejne muret me dy nuanca gri me motive shqiptare,po keshtu dhe stolat kuq e zi me motive,shume bukur!Sa per sallen ku jane kolltuket e bardhe,eshte nje /horror/i vecante dekori.Pershkrimi me i sakte i saj do te ishte nje perzierje e nje dyqani qe shet tapete orientale,e nje dhome ne pallatin e sulltanit,e nje ambienti hipi te viteve 60'ne Amerike me pak sperkatje modernizmi te shek XX-XXI.Dekorimi i tepruar e ben sallen te duket edhe me e vogel se c'eshte,edhe me te ngarkuar se c'duhet.Udhetari qe ndalon aty ne pritje per t'u nisur,ose per t'u kthyer ka per t'u ndjere i shtypur,per te mos thene klastofobik nga gjithe kjo ngarkese artificiale shtypese. Rregulli i arte klasik: /Less is more/,duket se eshte flakur nga dyert ne kete rast.

    Përgjigju
  • BENI: 04/04/2022 00:19

    SHUME E VOGEL,,JU HENGERT MORTJA ISHALLAH.....

    Përgjigju
  • Arbërori: 03/04/2022 19:35

    Dhoma speciale për vucicin, Ramës nuk i besohet në as edhe një fjal

    Përgjigju
  • Rrypi: 03/04/2022 17:00

    Pse duhet V(R)IP-AT te trajtohen ne menyre teper luksoze kur ne fakt jane rripa nga trute dhe pordhace ne shtetin tone te krimbur nga varferia, duhej te shtrohej edhe poshte ndonje rrogoz nga ato te myzeqese

    Përgjigju
  • Boli: 03/04/2022 14:54

    Kjo eshte nje gje mjafte e bukur pasi ai eshte aeroporti me i madhe ne vende per momentin dhe aty ku shume turiste qe vijne zbresin dhe shikojn shqiperin per here te pare dhe ajo eshte dicka qe na shfaqe traditen tone.

    Përgjigju
  • Andi: 03/04/2022 14:51

    Shume gje e bukur

    Përgjigju
  • Xhenisa: 03/04/2022 14:51

    Arredim i mrekullueshem me motive shqiptare????Ju lumte????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?