Foto ilustruese

Kombinimi i këtyre përbërësve mund të shkaktojnë irritimin e lëkurës

3 Nëntor 2022, 21:45| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 21:50

  • Share

Ndikimet negative të kombinimeve të këqija të përbërësve mund të shkaktojë nga shpërthimet deri te acarimi dhe tharja e lëkurës.

Cilat janë kombinime të këqija

Peroksid benzoil dhe Retinol. Ndërsa këta përbërës përdoren të dy për të luftuar aknet, ato mund të shkaktojnë acarim kur përdoren së bashku. Megjithatë, ato mund të përdoren në të njëjtën ditë por jo të përzier.

Vitamina C dhe Alfa Hidroksi Acidet. Ky aciditet në këta dy përbërës mund të shkaktojë një ekuilibër të parregullt të pH në lëkurë, duke i bërë produktet joefektive.

Vitamina B3 (niacinamide) dhe Alfa Hidroksi Acidet. PH i ulët i prodhuar nga AHA mund të shkaktojë që vitamina B3 të prodhojë acid nikotinik, i cili mund të irritojë lëkurën. Vitamina B3 është më efektive kur lëkura ka një ekuilibër neutral të pH.

Vitamina C dhe Retinol. Retinoli është një produkt i fuqishëm për kujdesin e lëkurës , por mund të shkaktojë tharje të lëkurës. Prandaj, disa përbërës thjesht nuk funksionojnë mirë me retinolin dhe mund të shkaktojnë acarim të lëkurës.

Acidet alfa hidroksi dhe retinol:  Siç u tha më parë, disa përbërës thjesht nuk funksionojnë mirë me retinolin. Shpesh herë, acide të ndryshme hidroksi do të përdoren në larjet e fytyrës ose eksfoliuesit, dhe ndërkohë që mund të përdorni dy produkte të ndryshme me këta përbërës në të njëjtën ditë, nuk rekomandohet të vendosni një shtresë mbi tjetrën.

Cilat konsiderohen kombinime të mira

Retinoli dhe glicerina: Glicerina mund të ndihmojë në kthimin e lagështirës në lëkurë që humbet nga retinoli.

Vitamina C dhe Acidi Ferulik. Vitamina C dhe acidi ferulik janë një kombinim i mirë kundër plakjes.

Retinol dhe Acidi Hialuronik. Ashtu si glicerina, acidi hialuronik rikthen lagështinë që retinoli e varfëron.

Vitamina C dhe Vitamina E. Këto vitamina antioksiduese forcojnë njëra-tjetrën dhe ndihmojnë në luftën kundër radikalëve të lirë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?