Marash Kumbulla

Kombëtarja/ Sylvinho humbet Marash Kumbullën për ndeshjet e nëntorit

5 Nëntor, 09:49| Përditesimi: 5 Nëntor, 09:53

  • Share

Marash Kumbulla nuk do jetë pjesë e Kombëtares për dy sfidat e Ligës së Kombeve. Mbrojtësi u dëmtua në humbjen 3-1 të Espanyolit kundër Barcelonës, ku luajti vetëm 40 minuta.

Klubi spanjoll ka konfirmuar se lojtari ka një dëmtim të muskulit të brendshëm në kofshën e majtë dhe situata e tij mbetet për t’u vlerësuar vetëm në ditët në vijim.

Lojtari ndjeu dhimbje pas një dueli me Raphinhan gjatë ndeshjes derbi, teksa u detyrua më pas të linte fushën e lojës për shkak të këtij problemi pa u mbyllur pjesa e parë.

Espanyol konfirmoi se situata e tij do të ishte nën monitorim ditë pas dite, por duke bërë të qartë se Kumbulla nuk do të ishte në dispozicion të trajnerit derisa të mos ndjente më shqetësime.

Mediat spanjolle e bëjnë fakt të kryer jo vetëm mungesën e tij ndaj Valencias këtë javë, por edhe gjatë pauzës së kombëtareve, duke caktuar kthimin e tij në dispozicion të trajnerit të Espanyol vetëm pas rreth tre javësh.

Kombëtarja luan në Tiranë më 16 dhe 19 nëntor kundër Çekisë dhe Ukrainës për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?