Komedia ‘Krimi është i imi’ premierë në Shkodër! Batuta e aktorit Besnik Çinari shkakton të qeshura edhe jashtë shfaqjes

14 Shtator, 15:32| Përditesimi: 14 Shtator, 16:59

  • Share

Teatri “Migjeni” çeli sezonin e ri me komedinë premierë “Krimi është i imi” të regjisores Driada Dervishi. Spektatorët shijuan interpretimet e aktorëve shkodranë si dhe atyre të Teatrit Kombëtar. Pjesë e kësaj shfaqje ishte edhe mjeshtri i humorit Besnik Çinari.

 

“Një shfaqje e veçantë, e sjellë ndryshe! Eshtë dhe arritje e regjisores, që me të vertetë është e mirë. Është pak nevrike, por më dhimbset i shoqi më shumë se aktorët, tha me humor aktori Besnik Çinari, Mjeshtër i Madh.

Duartrokitjeve të publikut iu bashkua edhe kryetari i bashkisë Benet Beci që u ngjit në skenë për t’i falenderuar protagonistët. Kjo ishte shfaqja e parë për regjisoren Dervishi në Shkodër.

 

“Ka qenë një nga primierat e mia me merak të jashtëzakonshëm. Ishte i vetmi publik ku nuk kisha dhënë shfaqje, ky i Shkodrës. Sot jam shumë mirënjohëse për publikun për aktorët. Një atmosferë fantastike në teatrin Migjeni”, tha regjisorja, Driada Dervishi.

 

Komedia “Krimi është i imi” do të shfaqet edhe në datat 14 dhe 15 shtator në skenën e teatrit “Migjeni”.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?