Komedia “Nata e Dymbëdhjetë” triumfon në festivalin “Koko Fest”

10 Shtator 2023, 16:37| Përditesimi: 10 Shtator 2023, 16:41

  • Share

KORÇE - Nata finale e edicionit të 10-të të festivalit mbarëkombëtarë të komedisë “Koko Fest”, përcolli emocione të forta te publiku artdashës korçar.

Me veprën e Shekspirit “Nata e Dymbëdhjetë”, arriti të rrëmbejë çmimin e parë. Komedia me regji të Dimitris Milonas ngjiti në skenën e teatrit aktorët e mirënjohur, Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Gent Hazizi, Guri Koço, etj.

Çmimi i regjisë më të mirë shkoi për Erion Isain, çmimi i karrierës për Viktor Zhustin, ai i publikut për Gentian Zenelajn dhe aktorja më e mirë protagoniste Olta Daku.

Festivali mbarkombëtar i komedisë “Koko Fest” dhuroi përgjatë tetë netëve për publikun korçar emocione, humor dhe interpretime të shkëlqyera nga aktorët pjesmarrës.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?