Komedia ‘Një dasmë e hatashme’ pritet me interes në Berat! Aktorja Haxhialiu: Emocion i dyfishtë kur debuton në vendlindje

17 Mars 2023, 08:38| Përditesimi: 17 Mars 2023, 08:42

  • Share

“Një dasmë e hatashme”, komedia e Kiço Londos mbërriti në Berat, duke rikthyer jetën kulturore, të munguar prej muajsh, në qytetin e Uneskos.

Në mëngjesin e dasmës së tij, dhëndri zgjohet në suitën e hotelit me një vajzë të panjohur, e cila rezulton të jetë e dashura e re e shokut të ngushtë. Akti i parë kalon duke u përpjekur të fshihet situata nga nusja. Shoku i ngushtë, nusja dhe nëna e nuses fillojnë të bashkojnë të gjitha pjesët për të zbuluar të vërtetën. Gjithçka funksionon në fund por jo pa dhimbje.

Loja e aktorëve të teatrit shëtitës “Çajupi” u prit me interes dhe mori duartrokitjet e publikut beratas në  Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”.

“Për mua është hera e parë që vij në Berat, e falënderoj publikun për mikpritjen, ishte surprizë për mua”, u shpreh aktori Julian Deda.

Ndërsa moderatorja Fatma Haxhialiu, e cila shfaqet për herë të parë si aktore thotë se “emocioni është i dyfishtë kur debuton në vendlindje”.

Dikur me trupën e vet teatrale dhe aktorë profesioniste, Berati tashmë ka një jetë të vakët kulturore. Prej 1997 nuk ka ekziston Teatri, ndërsa Pallati i Kulturës organizon koncerte vetëm në prag festash. Ndaj teatrot lëvizëse të Tiranës priten gjithnjë me interes nga publiku.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?