Kultura

Komedianët më të mirë bëhen bashkë për Festivalin Kombëtar të Humorit! Nga sot deri më 15 dhjetor në teatrin “Migjeni” të Shkodrës

11 Dhjetor 2024, 15:57| Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 16:05

  • Share

Shkodra hapi siparin për herë të parë për Festivalin Mbarëkombëtar të Humorit, një ngjarje që pritet të kthehet në traditë dhe të sjellë buzëqeshje për të gjithë adhuruesit e artit dhe humorit.

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka takuar trupën e aktorëve të Shkodrës duke i siguruar për mbështetjen në këtë festival i cili pritet të ketë nje sukses të jashtëzakonshëm duke parë edhe interesin e lartë të publikut.

Nga data 11 me 15 dhjetor, çdo natë, Teatri “Migjeni” do të shndërrohet në epiqendrën e të qeshurave dhe kreativitetit artistik, duke mbledhur emrat më të njohur të humorit nga e gjithë Shqipëria.

Shkodra, si djepi i kulturës dhe humori shqiptar, rikujton me këtë festival rolin e saj të rëndësishëm si një qendër e artit kombëtar.

Ky event është një mundësi për të përjetuar jo vetëm të qeshura, por edhe për të festuar traditën e humorit që ky qytet e ka të rrënjosur thellë në historinë e tij.

R.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?