Hashim Thaçi

Kosova & Rajoni

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe Hashim Thaçin, por i kishte zbuluar

26 Mars, 19:43| Përditesimi: 26 Mars, 19:46

  • Share

Një bisedë e kryeministrit Albin Kurti me dy komedianë rusë, ka nisur të shkaktojë reagime të mëdha. Kurti ra pre e një shakaje të komedianëve rusë, duke menduar se po flet me kryeministrin e Letonisë.

Shakanë e njëjtë kishin pretenduar t’ia bëjnë edhe Hashim Thaçit. Mirëpo, Thaçi në atë kohë, kishte thënë se i kishte zbuluar.

“Mashtruesit kanë pretenduar të depërtojnë edhe në zyrën time, mirëpo ka pasur kujdes maksimal prej institucioneve këtu, sepse unë nuk mund të flasë me dikë ma qenë paraprakisht i informuar pa i njohur temat që mund ti flasë dhe pastaj pa u lidhur të dy kabinetet të presidentit të Kosovës me autoritetin që dëshiron të flasë.

Ka qenë para shtatë-tetë muajsh kjo përpjekje e tyre për të biseduar me mua si president i Kosovës, falënderoj kabinetin që janë treguar të kujdesshëm dhe e kanë preventuar këtë mundësi të një komunikimit të drejtpërdrejtë të këtyre dy mashtruesve në emër të ish-presidentit Petro Poroshenko”, deklaroi Thaçi asokohe.

Reagimi i Thaçit kishte ardhur pasi pre e të njëjtë situatë, kishte rënë edhe Zoran Zaev ku ishte përmendur Thaçi.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taras bulba: 27/03/2025 18:34

    Ku shkoj zgjuarsia e Albinit,apo ç'e deshe!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?