Komediani britanik Romesh Rangathan ka ndarë me ndjekësit e tij në TikTok një video, ku ka treguar se ka bërë tatuazhin me shqiponjën e flamurit tonë kombëtar.
Gjatë një interviste të përbashkët me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në emisionin “The Jonathan Ross Shoë”, Rangathan tha se ndoshta kishte bërë një gabim.
Përveç tregimit për tatuazhin, Rangathan ndau detaje nga vizita e tij në Shqipëri dhe përvojat e tij me shqiptarët, duke treguar një respekt të madh për kulturën dhe njerëzit e vendit tonë.
“Ka shumë bunkera në Shqipëri. Në një nga bunkerët që vizitova, ishte një artist që bënte fotografi dhe gjëra të tjera. Ai më tha: ‘Unë bëj gjithashtu tatuazhe, a do të të bëj një? Unë i thashë: ‘Në rregull, le ta bëjmë’, rrëfeu ai.
Kur Rita Ora pa shqiponjën e zezë të bërë tatuazh në krahun e Rangathan, reagoi plot emocion.
“O Zot i madh, është pikërisht ajo! Po, është shqiponja jonë, është kaq çmenduri që ti e ke bërë këtë”, tha ajo.
@romeshranga That time i got a tattoo in Albania #jonathanrossshow #romeshranganathan #fyp ♬ original sound - Romesh Ranganathan