Bota

Koment/ Volodymyr Selenskyj, shërbëtor i popullit apo i presidentit Trump?

27 Shtator 2019, 14:04| Përditesimi: 27 Shtator 2019, 14:06

  • Share

"Shërbëtor i popullit" - ky është emri i partisë së presidentit ukrainas.

Volodymyr Selenskyj dhe partia e tij duan t'i shërbejnë popullit.

Por kur bëhet fjalë për Donald Trump-in, atëherë Selenskyj është gati t’i shërbejë presidentit amerikan.

Servilizëm është nocioni më i butë që mund të thuhet për fjalët e Selenskyjt për bashkëpunimin pa kushte.

Biseda, e bërë në mirëbesim mes të dy politikanëve më 25 korrik 2019, thotë shumë.

Trump, i gjendur nën presion, lejoi publikimin e bisedës telefonike.

Transkriptimi tregon se temë e bisedës nuk ishin interest amerikane por mbledhja e materialit kompromentues për rivalin e mundshëm të Trump-it në fushatën e ardhshme zgjedhore.

Po si reagoi Selenskyj?

Presidenti ukrainas, pasi renditi një seri komplimentash për Trump, e quajti atë "mësues të madh". Selenskyj i pranoi me vullnet dëshirat e Trumpit.

Shërbëtori i popullit ukrainas u bë shërbëtor i presidentit amerikan.

Në politikë gjithmonë bëhet fjalë për interesa.

Selenskyjt nuk e përdori këtë takim për të tërhequr investime amerikane në Ukrainën e tronditur nga kriza, as nuk punoi për axhendën e tij të reformave, që ua ka premtuar ukrainasve. Ai nuk përmendi planet për dhënien fund të luftës në Donbas, megjithëse kjo do duhej të ishte temë kryesore e bisedës.

Partia e Selenskyj, e cila vetëm para pak kohësh futi sipas modelit të SHBA procedurën e shkarkimit për presidentët edhe në Ukrainë, mundet tani që me politikën servilosëse të liderit të saj,  të ketë rastin që në Ukrainë të zbatojë praktikat e impeachment.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?