Sociale

Komentet në rrjetet sociale pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Tushi: Tregojnë rrethanat ku ndodhet shoqëria! Çepani: Dhuna nuk është zgjidhje

8 Tetor, 14:30| Përditesimi: 8 Tetor, 15:01

  • Share

Sociologu Gëzim Tushi dhe juristja Edlira Çepani kanë komentuar në Report Tv komentet negative në rrjetet sociale për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit. Të ftuar në ‘Sot live në Shqipëri’, Tushe dhe Çepani kanë dhënë mesazhin se dhuna nuk sjell zgjidhje, por shton problematikat.

Sociologu Tushi ka deklaruar se mënyra sesi opinioni publik reagon përballë një situate të caktuar, tregon rrethanat sociale që ndodhet shoqëria. Më tej ai theksoi se vrasja e gjyqtarit, tregon se krimi ka arritur në nivelin e tij më të lartë, pasi sipas tij, ngritja e armës ndaj një nëpunësi të shtetit, është një moment shumë serioz dhe duhet vlerësuar.

“I kam ndjekur me shumë vëmendje për këtë kuptuar edhe shkaqet e këtij reagimi social të shfrenuar, i cili duhet parë në mënyrë diagnostikuar dhe të diferencuar. Është fare e lehtë të thuash që këto reagime neurotike, agresive apo ballkanike ndaj këtij rasti, kanë arsyet e veta. Unë mendoj që ka një lidhje mes opinionit publik, në mënyrën si reagon dhe rrethanat sociale që ndodhet shoqëria. Shoqëria në këto momente ndodhet pas vrasjes së Astrit Kalasë, i cili është një akt i paprecedentë dhe unikal në historinë e Shqipërisë, unë gjykoj se këtë ngjarja duhet ta konsiderojmë si fundin e kriminalitetit të shoqërisë shqiptare. Nëse deri më tani kemi pasi një tipologji të larmishme të krimit, në familje, në rrugë, çështje prone, banale apo serioze, ngritja e armës ndaj një nëpunësi të shtetit, është një moment shumë serioz, që ka sjellë një reagim të opinionit publik, i cili qoftë reagim agresiv, duhet vlerësuar”, tha Tushe.

Po ashtu Tushi tha se kur individët kanë problematika me shtetit, kjo sjell anomali në sjelljen e individit. Sipas tij, vrasja e gjyqtarit tregon probleme që lidhen me ligjet dhe me problematikat e sistemit të drejtësisë.

“Ka një tezë në sociologji që lidh këto raporte, kur një shoqëri nuk është e ekuilibruar dhe ka problemet e brendshme, ka probleme me autoritetet sociale që kanë të bëjnë me shtetin, gjykatat apo gjykatësit, atëherë kjo sjell anomali në sjelljen e individit. Dhe në këto kontekst mendoj që krimi është i panegociueshëm dhe ai që kreu krimin do të vuaj pasojat, dhe njerëzit duhet ta kuptojnë që problemet nuk zgjidhen në mënyrë kafshërore, sepse ne mendojmë se duhet të kemi një zgjidhje përmes sistemit ligjor dhe sistemit të komunikimit. Ngjarja tregon se kemi tre probleme të mëdha sipas mendimit tim: Ligjet, politikën apo gjykatëset dhe me personalitetin dhe performancën model të prokurorëve dhe gjyqtarëve në këtë sistem. Pra situata duhet diagosnikuar në të gjitha komponentët dhe nuk duhet parë në një këndvështrim të njëanshëm”, tha sociologu Gëzim Tushe.

Ndërsa juristja Edlira Çepani tha se rasti i vrasjes së gjyqtarit nuk duhet trajtuar si fenomen i normalizuar. Ajo po ashtu ka theksuar se është fatkeqësi e madhe që fenomeni i dhunës nuk është luftuar që në ‘rrënjë’.

“Ka një problematikë me shoqërinë shqiptare jo vetëm në këtë rast por edhe në raste të tjera, kur dhuna ngjan si fenomen i normalizuar në Shqipëri. Dhe kjo problematikë duhet të trajtohet në të gjitha rastet dhe jo vetëm në rastin ekstrem të sotëm. Ne flasim për dhunën në familje dhe shkolla, që ka një normalizim të tejskajshëm.

Është një fatkeqësi e madhe që ne nuk kemi marrë masa që ky fenomen të luftohet nga rrënjët. Nga ana tjetër ka një problematikë që i përket drejtësisë. Ka një problematikë të mosbesimit të qytetarëve dhe është situatë që mund të themi armiqësore mes qytetarëve dhe sistemit të drejtësisë. Ndonjëherë kjo është e nxitur nga politika, por ndonjëherë është edhe vetë sistemi i drejtësisë kur nuk ka funksionuar dhe nuk ka vendosur drejtësi. Dhe kjo ka krijuar një barrierë shumë të madhe mes qytetarëve dhe sistemit të drejtësisë", u shpreh ajo.

Ndërsa po ashtu Çepani komentoi edhe rastet e konfliktit për pronën, teksa tha se edhe vete endet në sistemin e drejtësisë prej 25 vitesh pasi kërkon pronën e saj. Teksa më tej theksoi se vetëgjyqësia, dhuna dhe as nxitja e krimit, nuk është zgjidhja e duhur për konfliktet.

“Çështja e pronave që ne kemi, është një problematikë e thelluar, që vjen që nga viti 1991, ku nuk u bë ndarja e duhur dhe u mbivendosën për shkak të ligjit 7501, i cili është një nga ligjet më të këqija që ne kemi pasur dhe fatkeqësisht është ende në fuqi. Unë jam vetë nga ata pronarë, që nuk e ka marrë pronën dhe që prej 25 vitesh endem në rrugët e sistemit të drejtësisë. Ka një problematikë shumë të thellë që duhet parë nga gjitha anët, por nga ana tjetër duhet parë që as vetëgjyqësia dhe as dhuna dhe as nxitja e krimit, nuk është zgjidhja e duhur. Dhuna gjeneron dhunë dhe problematika të tjera.”, tha Çepani në Report Tv.

A.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?