“Italia është një vend i madh demokratik dhe duhet të ritheksoj se di të kujdeset për veten, duke respektuar Kushtetutën e saj”.
Kështu deklaroi presidenti i Italisë, Sergio Mattarella duke iu përgjigjur Elon Musk, i cili ditën e djeshme - përmes një postimi në rrjetin social “X” - tha se gjyqtarët e Romës që penguan vazhdimin e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, duhet “të largohen”.
Kreu i shtetit bën thirrje gjithashtu për respektimin e “sovranitetit” të vendeve të tjera.
“Italia është një vend i madh demokratik dhe duhet të ritheksoj, me fjalët e përdorura në një rast tjetër, më 7 tetor 2022, se “ajo di të kujdeset për veten në përputhje me Kushtetutën e saj”. Çdokush, veçanërisht nëse, siç është paralajmëruar, do të marrë një rol të rëndësishëm qeveritar në një vend mik dhe aleat, duhet të respektojë sovranitetin e saj dhe nuk mund të marrë përsipër detyrën për t'i dhënë Italisë receta", tha Sergio Mattarella.
Nuk kaloi shumë kohë kur manjati amerikan i teknologjisë reagoi sërish lidhur me faktin që aktualisht marrëveshja mes Romës dhe Tiranës është e ngrirë.
"Kjo është e papranueshme. A jeton populli italian në një demokraci apo është një autokraci e pazgjedhur ajo që merr vendime?",-shkruan Musk në rrjetin social “X”.
Kundërpërgjigjen e Matarellës për Musk, mediat italiane thonë se e mbështëti dhe vetë kryeministrja Georgia Meloni.
“Ne gjithmonë dëgjojmë me shumë respekt fjalët e Presidentit të Republikës”. Kështu ka deklaruar kryeministrja Meloni pas deklaratës së Matarellës, raportojnë burime në Palazzo Chigi.
Nje pergjigje dinjitoze ligjore e presidentit Matarela .Miliarderi le te numuroje parate,nese nuk njeh regullat baze te demokracise.Mire thone andej nga Permeti "te se cucja gjize dhe kerkon te besh bythen stan".Edhe Musk-u,u propozua per minister dhe i duket se do te komandoje boten.
Përgjigju