Politikë

Komentuesit 'i sulen' Ramës për Bregoviç, kryeministri: Kinse patriotët vijojnë me histerinë fashiste! Shqiptarët nuk mund të jenë shëmbëlltyrë e urrejtjes

24 Gusht 2021, 11:41| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 16:31

  • Share

Kryeministri Edi Rama është detyruar të reagojë sërish për këngëtarin Goran Bregoviç, për të sqaruar komentet e shumta plot urrejtje që kanë ardhur në drejtim të tij. Komentuesit kanë hedhur akuza se kryeministri krahasoi Dua Lipën me Bregoviç, por Rama shkruan se kjo nuk ka ndodhur dhe komentet e kinse patriotëve nuk mund të vazhdojnë me histerinë e tyre fashiste në asnjë lloj gjuhe, as në serbisht dhe as në shqip, dhe se populli shqiptar nuk duhet të jetë kurrë shëmbëlltyrë e urrejtjes. Për kryeministrin Edi Rama janë njëlloj si serbët që shajnë Dua Lipën ashtu edhe shqiptarët që bënë pa fakte kriminel serb Bregoviçin. 

"Një koment për komentet e kinse patriotëve. Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s'mund të jetë kurrë shembëlltyrë e urrejtjes", shkruan Rama

Një ditë më parë Rama i cilësoi debatet dhe akuzat ndaj Goran Bregoviçi i cili këndoi në Korçë, të nxitura nga politika qorre dhe 'zjarrnxitës mendjefikur' të Prishtinës e Tiranës. Për Ramën këto akuzat erdhën nga pasojë e një histerie mesjetare e fashiste e krijuar nga politikanë që kërkojnë të krijojnë vetëm armiqësi.

Debatet për pjesëmarrjen në koncert të Bregoviç në Korçë filluan para disa javësh, ku politikanë dhe personazhe publike bënin thirrje për qytetarët që ta braktisnin. Ata e cilësuan Bregoviç si "anti-shqiptar" dhe frymëzues për masakrat serbe në Kosovë, gjatë 1999,  përmes këngët së tij “Kallashnikov”. Edhe pse në terren u angazhuan mbi 200 efektivë policie për mbarëvajtjen e koncertit, ato nuk mjaftuan, pasi incidentet nuk munguan. Teksa Bregoviç po këndonte, u hodh gazlotjsellës nga një i ri, i cili u arrestua pak minuta më vonë.  

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goro: 24/08/2021 10:31

    Bregu I vicit eshte bere I njohur si muzikant me muzike te vjedhur Rome, dhe nder te tjera kendonte me shishe nform kallashnikovi ne Bosnien e pasluftes! Me mire te ftonit grup Rom! Ju Zt.krye- mi, keni si Pater partine ashtu sic u edukove!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?