Kometa ‘46P/ Wirtanen’ e fotografuar nga Tirana

Kometa e Krishtlindjes ‘46P/ Wirtanen’ kalon mbi Tiranë (FOTO)

16 Dhjetor 2018, 22:00| Përditesimi: 17 Dhjetor 2018, 17:42

  • Share

Ngrini sytë drejt qiellit sonte, “46P / Wirtanen” e quajtur Kometa e Krishtlindjes ka kaluar mbi qiellin e Tiranës që prej orës 18:00 të ditës së sotme. Kalimi i saj mbi Shqipëri do të mund të shihet deri rreth orës 03:00 të 17 Dhjetorit.

Shqiptarja.com sjell fotot ekskluzive të Kometës “46P / Wirtanen” mbi qiellin e kryeqytetit. Fotografuar përmes një ekspozimi 5 minuta, në foto duket edhe hija e zbehtë jeshile pas kometës së shndritshme.

Kometa mund të shihet edhe me sy të lirë në drejtimin juglindor të vendit, ndonëse do duket vetëm si një “yll” i ndritshëm me sy të lirë hija e zbehtë jeshile e Kometës mund të shihet vetëm me teleskop ose me anë të fotografimit me ekspozim të gjatë. Kometa është në një distancë prej vetëm 11.5 milion kilometra nga Toka.

Në disa shtete europiane ku kalimi i Kometës është i dukshëm sonte janë ngritur disa pika vëzhgimi me teleskopë. Kometa sot ka arritur në pikën më të afërt me Tokën ndonëse mund të shihej shumë më e zbehtë në ditët më parë.

Për shkak se do jetë pranë Hënës në ditët në vijim Kometa nuk do duket shumë ndërsa do të shfaqet edhe një herë e dukshme për herë të fundit në mbrëmjen e Krishtlindjes. Këto ditë kometa do të bëjë 10 kalimet më të afërta pranë Tokës në 70 vitet e fundit. 

Kometa e shndritshme do duket në qiellin e Tiranës deri në natën e Krishtlindjeve. Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

Kometa e shndritshme do duket në qiellin e Tiranës deri në natën e Krishtlindjeve. Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?