Kometa Leonard kalon pranë Tokës për herë të parë në 70 mijë vite, sateliti kap imazhet e rralla

24 Dhjetor 2021, 20:44| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 20:45

  • Share

Një satelit kinez kapi pamje mahnitëse të kometës Leonard teksa ajo bënte 'udhëtimin' e saj më të afërt me Tokën.  Që nga zbulimi i saj në janar të këtij viti, kometa i është afruar me shpejtësi Diellit dhe Tokës, me afro 160,000 milje në orë.

Imazhi u kap nga Yangëang 1, i cili është një satelit i vogël i lëshuar nga kompania kineze e teknologjisë, Origin Space, me qendër në Guangdong, Kinë. Klip i shkurtër u regjistrua ndërsa kometa ishte afër Tokës më 12 dhjetor, distanca më afërt me planetin planetit tonë në 70,000 vjet.

Shkëmbi i akullt është rreth gjysmë milje i gjerë dhe u zbulua në janar 2021 nga Gregory Leonard, i cili e vuri re në imazhet e marra nga Observatori Mt. Lemmon në Arizona.

Imazhi me ngjyra, i shpërndarë nga Origin Space, tregon kometën me bishtin e saj të zgjatur të dukshëm në qiellin e natës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?