Kronikë

Komisari finlandez: U sekuestruan 300 kg drogë, drejtuesit kryesorë të grupit kriminal vepronin nga Shqipëria

3 Qershor, 12:41| Përditesimi: 3 Qershor, 14:00

  • Share

Komisari për Krimin në Byronë Kombëtare në Finlandë, Hans Fagerstrom tha se drejtuesit kryesorë të grupit kriminal vepronin nga Shqipëria. Në konferencën për mediat së bashku me SPAK, zyrtari tha se dy vite më parë u ndërmor një hetim në shkallë të gjerë, ku u arrestuan 55 shtetas, mes tyre shqiptarë.

U sekuestruan rreth 300 kg lëndë narkotike e trafikuar nga Spanja dhe Holanda, dhe se drejtuesit kryesor vepronin nga Shqipëria.

“Dua të përgëzoj të gjithë kolegët që morën pjesë në këtë operacion sot në mëngjes. Dua të përgëzoj SPAK për bashkëpunimin gjatë dy viteve të fundit. Dy vite më parë u ndërmor një hetim në shkallë të gjerë, u arrestuan 55 shtetas. U sekuestruan rreth 300 kg lëndë narkotike e trafikuar nga Spanja dhe Holanda. 170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë, rreth 100 kg marihuanë dhe disa tableta lëndësh narkotike.  Nga hetimi në Finlandë, rezultoi se drejtuesi kryesor ishin shtetas që vepronin nga Shqipëria.”, u shpreh komisari nga Finlanda.


Lajmi kryesor:

Trafik droge Holandë-Spanjë drejt Finlandës, 4 ‘kokat’ e organizonin nga Shqipëria! 9 në pranga me urdhër të SPAK, 2 në kërkim! Sekuestrohet 300 kg drogë


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?