Kryeministri Edi Rama thotë se nuk është e nevojshme të ngrihet një Komision i Posaçëm Hetimor për të hetuar çështjen e takimit të Ramës me ish-zyrtarin e SHBA-së Charles McGonigal. Rama tha se s’ka ca të hetohet këtu, por është thjesht një fantazi e shfrenuar e Foltores, pasi një hetim mbi këtë çështje e ka bërë drejtësia amerikane.
Më mirë të shpenzojmë më shumë kohë nga ajo që i kam dhënë gurëve që hidhen në lumë për të bërë më shumë punë e për të zgjidhur më shumë hallet e njerëzve. Është një klimë Big Brotheri mediatik e politik, të gjithë i gjëmojnë like e share pa i vënë rëndësi nëse janë të vërteta.
Keni deklaruar se e keni mik.
Rama: Fjala mik është shumë e madhe. Unë kam folur për natyrën e marrëdhënies në gjuhën angleze, “Friendly relationship”. E kam takuar në zyrën me të rëndësishme të FBI në New York ku më ka dhënë medalje e kapele që në Big Brotherin politik u përfolën si përgjues, por nuk kemi shkëmbyer opinioni mbi fushat ku ishte ekspert.
A ishte në dijeni Ambasada Amerikane për takimet tuaja?
Rama: Unë nuk lajmëroj ambasadën amerikane kur takoj amerikanë. Kam takuar një ndër zyrtarët më të lartë të FBI-së dhe çdo zyrtar të lartë të FBI-së do e takoja përsëri sa herë të më jepej mundësia. Kam takuar dhe presidentin e SHBA dhe fakti që është nën hetim apo jo nuk ka lidhje me mua. kam bërë shumë mirë që e kam takuar. Jetojmë në një zonë të botë ku njerëzit merren kë takove, kujt i fole. Ndërkohë gjithë kjo është një absurd. Në akt padinë konkluzioneve të drejtësisë amerikane nuk ka asgjë që lidhet me mua apo qeverinë përveç fakteve u takuat atje apo aty.
Kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikane, ca do hetohet këtu, fantazia e shfrenuar e një lidershipi që ka bastarduar çdo lloj raporti me të vërtetën dhe publikun. Kjo nuk është një çështje e parlamentit të Shqipërisë. Nëse mendoni se kjo mund të kontestohet nga vetëgjyqësia e Foltores apo vulës, nuk kam asnjë koment, kjo është zgjedhja juaj. Unë nuk kam asnjë replikë për të bërë. U them njerëzve ja ku është pasqyra e të vërtetës sipas drejtësisë amerikane. Njerëzit zgjedhin të besojnë psh që edhe një oligark i madh rus ka ardhur në Karavasta për të përfituar nga shegët e luleshtrydhet.
Lajmi kryesor:
Rama: E kam takuar ish-zyrtarin e FBI, por s’kam lidhje me hetimin e SHBA! Drejtësia amerikane s’mund të vihet në dyshim nga vetëgjyqësia e Foltores
SI.E.//ReportTv.al