Prokurori Erjon Shqarri

Komisionerët Publikë kërkojnë pezullimin njëvjeçar të prokurorit Erjon Shqarri

23 Maj, 16:44| Përditesimi: 23 Maj, 16:54

  • Share

Komisionerët Publikë kërkojnë pezullimin njëvjeçar të prokurorit të Vlorës, Erjon Shqarri. Këtë kërkesë Komisionerët Publikë e kanë dërguan në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit në Gjykatën  Kushtetuese.

Shqarri më herët është konfirmuar në detyrë gjatë vettingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Komisionerët kërkojnë ndryshimin e vendimit të KPK dhe pezullimin e Shqarrit si dhe detyrimin që ai të ndjek programin e trajnimit sipas kurikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Erjon Shqarri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Tropojës në vitin 2015 dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Vlorës.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?