Komisioneri për informim kërkon mandatin e tretë! Dëgjesa e Dervishit në komision ndez debatin, përfshihet 'qytetari dixhital'

17 Shtator, 17:28| Përditesimi: 17 Shtator, 18:41

  • Share

Tirane- Seanca dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, ku Komisionieri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale Besnik Dervishi u ul për të kërkuar një mandat të tretë në krye të këtij institucioni u shoqërua me debate të shumta paraditen e sotme. 

Deputetja demokrate Dhurata Çupi, lexoi një denoncim sipas të cilit Dervishi kishte vepruar në konflikt interesi disa vite më parë:

“Do lexoj një denoncim që na ka ardhur, do lexoj siç na ka ardhur. Komisioneri është në konflikt të hapur interesi, pasi ka vendosur legalizimin e një kompanie si ajo që përpunon të dhënat, ku një nga ortakët është nipi i tij dhe punon edhe në kryeministri”, - tha deputetja Çupi.

Kaq mjaftoi që debate të ndizej:

“Janë fakte të njohura edhe publikisht, janë fakte të vjetra. Ka pasaktësi të mëdha që duhet të kishin kaluar në filtrin e deputetit. Kryhet nga drejtoria e akreditimit, jo nga zyra e Komisionerit, nuk akreditojmë ne kompanitë”, - tha Dervishi.

“Mos e ktheni në një seancë hetimore. Për hetime, nuk është kjo strukturë, nëse keni dyshime, letrat bëjini paketë dhe nisini te strukturat përkatëse”, u shpreh socialisti Pandeli Majko.

“Unë i quaj pozitiv deputetët kur janë kurajozë e denoncojnë, por jo çdo denoncim që na vjen, merret bëhet për gjëra politike, duhet të largohemi nga qytetari digjital e të bëhemi deputeti digjital”, tha Petro Koçi, deputet i PS.

Opozita i kërkoi llogari Dervishit edhe lidhur me masat e marra pas rrjedhjes së të dhënave personale, në atë që e quan sistem patronazhimi.

“Për aq sa kanë qenë konstatimet tona, ia kemi vënën në dispozicion organit penal”, u përgjigj komisioneri.

Besnik Dervishi, në detyrë prej 2 mandatesh është i vetmi kandidat për zgjedhjen në detyrën e Komisionierit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Uaaaa: 18/09/2024 04:06

    Bejeni komisjoner te perjetshem se 2 mandate i paska ber ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?