Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Shumë nga mendjet e ndritura të botës kanë qenë autikë, të përqafojnë ndryshimin

2 Prill 2020, 10:23| Përditesimi: 2 Prill 2020, 10:31

  • Share

TIRANË- Në ditën Botërore të Ndërgjegjësimit të Autizmit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda vë theksin te mbështetja e prindëve dhe fëmijëve, teksa cilëson kujdesin ndaj tyre si një sipërmarrje të vështirë.

"Sot është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit të Autizmit. Të jetosh ose të rritësh një fëmijë me autizëm në vend është një sipërmarrje e vështirë.

Autizmi e ka gjetur të pa përgatitur shoqërinë tone. U desh të kapërcehen jo pak vite dhe brenda këtij harku kohor të ndryshojmë të gjithë ne sidomos në mendësi dhe të luftojmë për ti dhënë më shumë dinjitet fëmijëve.

Autizmi është një diagnozë me të cilën diagnostikohen 1 në 88 persona, ku dëmtimet kryesore janë: mungesa e komunikimit verbal, mungesa e aftësisë për komunikim verbal, sjellja stereotipike përsëritëse dhe vështirësi për t'u integruar. Puna që në fëmijëri të hershme mund të shpëtoi jetë dhe mund të jetë "pasaportë" për një jetë dinjitoze. Edhe pse shumë fëmijë autikë nuk mund të jetojnë të pavarur në moshë të rritur, shumë prej tyre ia dalin me sukses në këtë aspekt.

Pikërisht Dita Botërore e ndërgjegjësimit të Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e këtij spektri dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Prindërit janë heronjtë, por prindërit kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje nga shërbimet shtetërore dhe e gjithë shoqëria. Sa më shpejt të nisë fëmija rehabilitimin psiko-social dhe mjekësor, aq më shumë mund të bëhet", shkruan Gajda.

Postimi i Robert Gajdës

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?