Besnik Dervishi dhe Gjykata Kushtetuese

Komisioneri për të dhënat personale, Besnik Dervishi në garë për gjyqtar të Kushtetueses, kërkon konfirmim nga KED

30 Prill 2022, 11:38| Përditesimi: 30 Prill 2022, 11:47

  • Share

Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, mund të jetë një prej anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Dervishi është futur në garë për tu bërë anëtar i institucionit më të lartë të drejtësisë në vend.

Report Tv mëson se ai ka depozituar kërkesën pranë KED, këshillit të emërimeve në drejtësi duke kërkuar konfirmimin në postin e gjyqtarit kushtetues. Dervishi kandidon për të zënë vendin e gjyqtarit Përparim Kalo, mandati i të cilit tashmë ka mbaruar.

Kush është Besnik Dervishi

Besnik Dervishi, i lindur në Tiranë më datë 04.08.1963, ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik në vitin 1986. Në karrierën e tij, z. Dervishi ka zhvilluar profesionin e gjyqtarit, avokatit dhe ka kryer detyrën e Prefektit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe Zv/ministrit.

Gjatë viteve 2005 – 2009, z. Dervishi është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në vitet 2002 – 2003, z. Dervishi  ka mbajtur postin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmi

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emili: 04/05/2022 09:58

    shume i pergatitur e meriton plotesisht te jete ne ate Gjykate.

    Përgjigju
  • Soni: 30/04/2022 17:35

    Respekte z. Dervishi, dhe suksese! Nje personalitet i shkelqyer per Gjykates Kushtetues.

    Përgjigju
    • Ariu: 30/04/2022 17:50

      Ik mor pallosh, ky është një hajdut e një injorant i vetëkënaqur. Vemje komuniste.

  • Albi: 30/04/2022 14:23

    Ky eshte njeri nga drejtuesit me te paafte, qe ka sot administrata e socialisteve te rilindjes. Nuk eshte i afte te drejtoje nje institucion, pale aftesi te jete gjyqtar i kushtetues. Ky nuk njeh dhe as nuk e rruan per ligjet qe ka per detyre te zbatoje sot ne postin ku eshte.

    Përgjigju
  • Rrapo: 30/04/2022 13:10

    Ne cv zoti gazetar dhute te shtini dhe faktin qe ka qene edhe gjyqtar edhe me heret, ne kohen e komunizmit. Dhe te pakten nese jeni vertete te paanshem publikojeni komentin. Tung

    Përgjigju
  • Zhei: 30/04/2022 12:50

    Ky per gjyqtar eshte turpi i kesaj qeverie ajdut me cizme po pse nuk e hetoni nje here ku i gjeti hotelin ne dhermi ku e gjeti mira hektar tok ne dhermi ku i gjeti shtepite ku i gjeti leket per pallate po pse keta kusar e komunista do te vene ne gjyqtar o ked mo e pranoni kete kusar se eshte vemje

    Përgjigju
    • Fiu: 30/04/2022 18:54

      Nuk e ke keq. Kur ishte Prefekt i Vlorës ja vunë njëherë tritolin poshtë makinës, me shumë mundësi për zullumet e tokave në dhërmi ja kanë vënë.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?