TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jellën.
Jella u ankimua nga Komisioneri Publik me argumentin se nuk arrin nivelin e duhur të besueshëmrisë, por sot KPA rrëzoi kërkesën e tyre, duke lënë në fuqi vendimin e KPK.
Ajo rezultoi e pastër në të tri shtyllat; atë të pasurisë, formimit profesional dhe pastërtisë së figurës, duke kaluar kështu Vetingun.
Kush është Anita Jella?
Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007. Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.
ne ka te korruptuar ne ket vend eshte kjo ... turp !
PërgjigjuE tmerrshme te qendroje kjo ne systemin e drejtesise.Te dhjefsha vetingun.
Përgjigju