Komisioneri publik ankimon konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës Suela Salavaçi

22 Nëntor 2023, 16:14| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 21:37

  • Share

Komisioneri publik ka ankimuar vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi. Në kërkesën ankimore nënvizohet se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm për t'u konfirmuar në detyrë.

“Komisioneri Publik, pas shqyrtimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 703/2023, në zbatim edhe të Rekomandimit të ONM-së, çmon se ai është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’u paraqitur për shqyrtim, nëpërmjet ankimit, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit. Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 703, datë 28.9.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë”, thuhet në ankimim.

Salavaçi më 26 shtator mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, ndërkohë që dha shpjegime për disa gjetje në kriterin profesional. Ajo dha shpjegime për bilancet negative të prindërve për disa pasuri që i kishin dhuruar, si dhe me pamundësitë e konstatuara në vite për investimet dhe shpenzimet e kryera prej saj dhe të bashkëshortit. 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?