TIRANE- Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Valentin Preçi. Ankimimi i komisionerit Florian Ballhysa, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit mban datën 3 maj 2024, dhe vjen pas rekomandimit të vëzhguesve ndërkombëtarë.
Këta të fundit konstatuan se "vendimi për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Valentin Preçi, është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’u paraqitur për shqyrtim, nëpërmjet ankimit, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit"
Çfarë konstatoi vëzhguesi ndërkombëtar
Vëzhguesit përqëndrohen tek kriteri i pasurisë. Prokurori ka pretenduar se vjehrri i tij ka mbuluar shpenzimet e kredisë për blerjen e një apartamenti në Tiranë, ndërsa bënte udhëtime private në SHBA, ku dhe bashkëshortja e tij zgjodhi të lindte. Jo vetëm kaq ai pretendon dhe për një shumë të fituar në loto sportive.
Gruaja e papunë, faturat ia pagonte vjehrri
Bëhet fjalë për një apartament banimi me sipërfaqe 84,54 m2” dhe “garazh me sipërfaqe 14 m2” e blerë 50.000 euro në Tiranë.
Gjatë deklarimeve prokurori pretendoi se për ta blerë kishte shfrytëzuar dhe pagën e gruas së punësuar për vite 2007- 2009 në një shoqëri. Por nga verifikimi i komisionerit nuk provohet se bashkëshortja e prokurorit të ketë qenë në marrëdhënie punësimi në këtë shoqëri. Madje emri i saj nuk figuronte as në listpagesat e kësaj shoqërie në sigurime shoqërore.
Po kështu në vitin 2008 në deklarimin e tij prokurori thotë se një kredi prej 2800 euroshe dhe shpenzimet e udhëtimit të tij dhe të bashkëshortes në korrik të këtij viti ia kishte paguar vjehrri. Dhe, nga janari i vitit 2009 deri në shtator të ktij viti janë paguar 3200 euro këste kredie nga vjehrri. Po babai i nuses thotë se i ka paguar 2750 euro këste të familjes së prokurorit Preçi, edhe për janar – shtator 2010. Vetë vjehrri deklaron se burim i të ardhurave për këto pagesa ishin kursimet e realizuara nga të ardhurat e pagës së tij, gruas dhe djalit.
Jetesa në SHBA 5 dollarë dita! U harruan shpenzimet lindjes 10 mijë dollarë
Nga dokumentat zbulohet se bashkëshortja e prokurorit kishte zgjedhur SHBA-në si vendi për të lindur. Prokurori thotë se vetë kishte qëndruar për gati 1 muaj në banesën e shoqes së bashkëshortes. ONM thotë se KPK ka llogaritur shpenzimet në SHBA në 5 dollarë dita, duke ulur ndjeshëm shpenzimet për vitin 2009. Po kështu nuk janë përmendur shpenzimet mjekësore gjatë shtatzënive dhe lindjes së fëmijëve në SHBA.
“Dihet gjerësisht se shpenzimet e lindjes në SHBA mund të jenë të konsiderueshme, mesatarisht rreth 10,000 USD, në varësi të faktit nëse bëhet fjalë për një lindje normale apo një seksion cezarian" thuhet në ankimimin e ONM duke shtuar se ndihma sociale që merrte gruaja e prokurorit në SHBA ishte e vogël për të përballuar çmimet atje.
Vajtje ardhjet në SHBA
Kur u pyet sesa shpesh ka dalë jashtë shtetit prokurori ka treguar se për qëllime private ka qenë një herë në Itali me bashkëshorten, në SHBA rreth 10-11 herë dhe, meqë bashkëshortja ka jetuar në SHBA, shpenzimet janë mbuluar nga të ardhurat e mia dhe të bashkëshortes, ka thënë ai në deklarimin e ILDKPKI-së.
7 mijë euro në loto sport
Po kështu në 2010 prokurori Preçi deklaron se kishte fituar 7 451 euro nga lotot sportive dhe për këtë ka vënë në dispozicion katër bileta lotoje, ndësa deklaronte se ishin 5 bileta fituese. Prokurori ka pretenduar se i ka ndarë me të vëllanë dhe KPK ka përfshirë shumën 4 mijë euro nga kjo shifër si të ardhur të ligjshme por Komisioneri publik është kundër
Në përfundim, lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, Komisioneri Publik, në zbatim të Rekomandimit të ONM-së,vlerëson se subjekti i rivlerësimit: ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë! Ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht krijimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe kryerjen e shpenzimeve ndër vite, duke u gjendur në kushtet e parashikuara nga neni 61, pika 3, i lidhur me nenin 33, pika 5, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016.
Udhëtimet me vëllezërit Frroku
Komisioneri publik, si ONM kërkon dhe rivlerësim sa I takon kriterit të figures së Prokurorit Preçi i cili nuk kishte deklaruar si kontakte të papërshtatshme udhëtimet, me dy persona, subjekte të hetimeve penale. Në dokumentin publik të ankimimit të Komisionerit Publik emrat e këtyre dy personave janë të anonimizuara ( ***) por burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për vëllezërit Arben dhe Mark Frroku. Me të cilët ka udhëtuar në qeshor 2012 në Mal të Zi dhe korrik të 2012 në Prizren
" kam udhëtuar me z. *** ***, i cili po shkonte për arsyet e tij në Mal të Zi. Rastësisht kam mësuar se kishte për të shkuar në Mal të Zi dhe i kam kërkuar të udhëtoj me të, me qëllim për t’i dërguar një pako me medikamente mikut tim *** *** […]. Për udhëtimin e datës **.7.2012 ka deklaruar se: […] udhëtim në Prizren me shtetasin *** ***. Takimi ishte i rastësishëm dhe, meqenëse erdha në dijeni të udhëtimit të tij, mendova të shkoja, me qëllim të shihja qytetin e Prizrenit' argumentonte prokurori.
Prokurori deklaronte se udhëtimet ishin rastësore, dhe i këtij qëndrimi është KPK, por Komisioneri Publik së bashku me ONM-në kanë qëndrim të ndryshëm. Nuk besojnë se këto kanë qenë takime rastësore me njerëz krejtësisht të panjohur.
ONM:"Është kërkesë ligjore që subjekti i rivlerësimit duhet të tregojë për kontaktet e mundshme të papërshtatshme, veçanërisht përderisa një nga vëllezërit sipas informacioneve publike nga burime të faqeve digjitale të lajmeve, ishte i akuzuar më parë për shfrytëzim të prostitucionit dhe pastrim të parave. Në këndvështrimin tonë, subjekti i rivlerësimit dështoi të përmbushte këtë detyrim.
Komisioni, bazuar vetëm në shpjegimet e subjektit, në mënyrë të parakohshme, ka arritur në përfundimin se këto ishin kontakte të rastësishme, pa kryer një vlerësim të hollësishëm; Komisioni duhet të ndiqte një qasje më tepër kritike dhe të vlerësonte nëse këta individë ishin akuzuar si persona të përfshirë në krimin e organizuar dhe si dhe apo plotësisht kjo do të afektonte pozitën e subjektit të rivlerësimit si magjistrat; Duke pasur parasysh famën e familjes ***, një vëzhgues i zakonshëm ka të ngjarë të mos jetë dakord që një magjistrat të udhëtojë me individë të tillë"
Komisioneri Publik: “ Referuar të dhënave publike lidhur si me hetime penale apo vendime gjyqësore penale, pasqyruar gjerësisht publikisht dhe shpeshherë pas vitit 2013, të dy shtetasit, ***. ***. dhe ***.***., kanë qenë subjekte të hetimeve penale dhe dënimeve në zbatim të vendimeve gjyqësore për kryerjen e veprave penale me rrezikshmëri të lartë, rrethana këto që duhet të ndërgjegjësonin subjektin e rivlerësimit, aq më tepër në funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, në juridiksionin tokësor të së cilës kanë ndodhur ngjarjet/veprat penale, të deklaronte në deklaratën për kontrollin e figurës
Nuk jemi dakord me pohimin se udhëtimi me vëllezërit *** ishte i rastësishëm. Koincidencat e përmendura në përgjigjet e subjektit të rivlerësimit janë të shumta dhe jo bindëse. Fillimisht takohet rastësisht me *** *** dhe udhëton për në Mal të Zi, më pas, disa javë më vonë, me *** *** në Kosovë. Për më tepër, *** *** ishte pronar në kompaninë e basteve, nga e cila vlerësuesi kishte marrë një vërtetim konfirmimi, ku thuhet se kishte marrë 7,451 euro në vitin 2010. Këto rrethana paraqesin shumë pikëtakime për t'u hedhur poshtë dhe nuk e mbështesin pretendimin e subjektit të rivlerësimit se këto takime ishin takime të rastësishme me njerëz krejtësisht të panjohur. Prandaj, duhet të ishte bërë një analizë e plotë për të vlerësuar implikimin etik të këtyre ndërveprimeve nën kriterin e vlerësimit të aftësisë profesionale”
Donacioni per djalin e semure
Një tjetër detaj është donacioni 30 mijë lekë që prokurori ka marrë si dhuratë për djalin e tij të sëmurë nga një ‘mik’ të cilit më pas i është pushuar cështja nga prokurori. Po kështu komisioneri evidenton me probleme dhe dy raste të tjera të dyshimta të mbylljeve të dosjeve.
Rekomandimi i ONM
Ne ankimimin e datës 24 prill 2024 ONM argumenton se vendimi për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Valentin Preçi, është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’u paraqitur për shqyrtim, nëpërmjet ankimit, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.
Në ankimimin e sotëm Komisioneri Publik, vlerëson se subjekti i rivlerësimit: ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë; dhe ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht krijimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe kryerjen e shpenzimeve ndër vite. Po kështu vlerëson se veprimet e subjektit të rivlerësimit afektojnë kriterin e aftësisë profesionale, dhe sjellja e subjektit të rivlerësimit duket se vjen në kundërshti me vlerat themelore të pritshme të një magjistrati,' thuhet ne ankimimin e Komisionerit Publik.
Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë
KPK = KÇK shyqyr qe eshte onm se kpk jane veshur syt nga milionat..,shpresojme qe te vije dita qe te hetoen edhe llumi i kpk.
PërgjigjuO njerëz ky bën pazarexhiun sepse vetëm skedina luan rreth 2 mijë euro në cdo fundjavë, detyrimisht do vendose gjoba nëpërmjet postit. Gjynaf se se ndihmon dot as parja e Frrokut e as miqesitë e Stojanit
PërgjigjuKur zbret katunaria m'qytet, atdheu osht n'rrezik!!
PërgjigjuMashtrues nga fillimi deri ne fund! Edhe sikur ministra te kishin pat punuar vjerri me vjerren prape pagat/pensionet te shkembyera ne euro/dollare nuk mjaftojne kurre per ato lloj shpenzimesh edhe pse nuk jane te verteta 5 $/shpenzime ditore ne U.S?! Sikur te kishte thene Afganistan edhe mund te ishte i besueshem,por jo U.S.10 mije dollare lindja ne U.S dhe pa inshurence mjekesore?! 3-5000 $ kushton vetem ambulanca pa inshurence,jo me lindja qe te marrin para dhe per femijen kur ja vene nenes mbi bark menjehere pas lindjes,jo me i gjithe procesi dhe e ashtuquajtura /ndihme sociale/ nuk ka te beje me /lindjet/ dhe sa per ato udhetimet /rastesore/ ne Kosove,me /rastesore/ ishin pakot qe dergonim me shofera /te rastit/per te dashurit tane neper Shqiperi ne kohen e Xhaxhit,se sa udhetimet e ketij!Pikepyetjet fillojne qe nga menyra se si /rastesisht/meson qe X apo Y po udhetonin per ne Kosove e Mal te Zi.Nga 15 apo 20 le te themi se jane udhetare te nje autobuzi,rastesia per te mesuar se po udhetonin pikerisht keta persona qe ua paska ditur dhe emrin ngrihet ne nivelin e algoritmit te probalitetit me mundesi fitimi po aq sa ato llotot /fituese/ te ketij zoterise!!
PërgjigjuPazarçi dhe aligator, ku duhet bërë shëmbull pas shkarkimit të sigurt.
PërgjigjuNjerit qe i zgjati doren me 5000€, ja mori me gjithe parakrah....hihihihi..
O njerez! Eshte kokrra e hajdutit. Gjobvenesi me i poshter. Meriton shkarkimin dhe hetimin. Per hir te viktimave te tij, bejeni!
Përgjigjuarrestojeni qenin...
PërgjigjuPerse ata te KPK qe e kaluan nuk duhen arestuar? Gjoja Veting