Kronikë

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për Ramiz Lalën e Petrit Çanon

3 Tetor 2019, 17:35| Përditesimi: 3 Tetor 2019, 17:38

  • Share

Komisioneri Publik ka ankimuar dy vendime të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për dy subjekte. Konkretisht Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese Ramiz Lala, Kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gjirokastër.

Lala u konfirmua nga KPK më 26 korrik të këtij viti, por sipas Komisionerit Publik, në lidhje me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, provat e administruara nuk janë të mjaftueshme për vlerësimin tërësor.

Ndërsa ankimimi i dytë i Komisionerit Publik është bërë për Petrit Çano, me detyrë prokuror/Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Krujë.

Komisioneri Publik kërkon kryerjen e një hetimi të mëtejshëm për të tria kriteret e rivlerësimit, duke ia paraqitur për shqyrtim shkaqet e këtij ankimi, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?