Prokurori Bledar Bejko

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të prokurorit Bledar Bejko, kërkon shkarkimin e tij

3 Gusht 2022, 16:47| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 16:52

  • Share

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK-së në Kolegjit e Posaçëm të Apelimit pasi ngarkoi në detyrë prokurorin Bledar Bejko.

Sipas njoftimit, Komisioneri Publik shpjegon se në bazë të shqyrtimeve të Komisionit të Pavarur dhe Kualifikimit, paraqiten disa rrethana ligjore të cilat bëjnë të cenueshëm këtë vendim të KPK-së.

Në vijim, Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit i marrë më datë 26.5.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të Bledar Bejkos.

Prokurori i Durrësit Bledar Bejko u konfirmua në maj të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi u mor pas dy seancave dëgjimore dhe hetimeve në të tri kriteret e rivlerësimit. Trupa e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Olsi Komicin, njoftoi se Bejko ishte konfirmuar në detyrë.

Prokurori iu nënshtrua dy seancave dëgjimore, me pyetje kryesisht mbi pasurinë dhe mbi profesionalizmin. Në seancën e parë të zhvilluar më 28 mars, Bejko dha shpjegime mbi pretendimin se kishte një balancë negative në shumën 1.8 milionë lekë për një apartament në Tiranë. Bejko e kundërshtoi këtë konstatim, duke kërkuar që analiza financiare të bazohej në deklarimin e vitit 2008 kur ai kishte kryer transaksionin. Në seancën e dytë ai u pyet mbi veprime bankare të kryera nga bashkëshortja për llogari të babait të tij.

Bledar Bejko e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2007, ai u transferua në Prokurorinë e Fierit dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Durrësi.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?